Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
Kontrolle të rrepta për policinë e burgjeve, në procedur ndryshime ligjore
LSI votë kundër buxhetit, Vasili: Qeveria do pastrojë paratë e pista të klientelës së vet
660121__original.jpg

Tiranë, 13 nëntor - Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se projekt buxheti i vitit 2018 nuk do të votohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Pas mbledhjes së LSI, Vasili tha se grupi ka konstatuar disa probleme të pakapërcyeshme tek ky buxhet.

Si problem kryesor, Vasili konstatoi se është taksa për biznesin e vogël, e cila nuk e favorizon aspak mbijetesën e tij apo dhe punësimin e njerëzve.

“Problem kryesor është TVSH për biznesin e vogël, do të jetë e keqe për mbijetesën e tij dhe për punësimin e mijëra njerëzve aty. Kjo do të thellojë informalitetin dhe është masë që do favorizojë oligarkët që janë të lidhur me qeverinë.

Masa të tjera që e bëjnë të pakapërcyeshme situatën është roli që merr qeveria për taksat, ku qeveria hyn në konflikt me kushtetutën e vendit, zhvesh parlamentin nga kompetencat dhe i jep vetes të drejtat për t'i lehtësuar punën klientëve të pushtetit, që duan të pastrojnë paratë e krimit”, u shpreh Vasili.

Sipas kreut të grupit të LSI, qeveria e Ramës është kthyer në një pastruese parash për kriminelët dhe klientët e saj, duke diskriminuar qytetarët e thjeshtë.

“Qeveria kthehet në pastrues parash për kriminelët duke diskriminuar qytetarët e thjeshtë. Është e qartë që ka një qëndrim të errët në sektorin publik-privat.

Gjithashtu vihet re që risqet janë të larta. Qeveria nuk tregon asnjë burim financimi, se ky sistem taksash nuk është fare favorizues për biznesin e huaj. Nuk ka aspak investime. Ka ristabilizim të favoreve që qeveria do t'i bëjë klientëve”, tha Vasili. /b.l/noa.al/

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.11.2017, 16:20  | Xh.I. | 496 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
« Lajmi i fundit » Të shtëna me armë në Çair, vritet një person e plagoset një tjetër
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
Mblidhet kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.