Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
Kontrolle të rrepta për policinë e burgjeve, në procedur ndryshime ligjore
Meta takon në Tiranë personalitete të shquara arbëreshe
23600146-1567451543310228-533770297-o_1510584961-5943267.jpg

Tiranë, 13 nëntor - Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot personalitetet e shquara arbëreshe, Imzot Giorgio Demetri – Gallaro, Arqipeshkv i “Piana degli Albanesi”, Profesor Mateo Mandala – Universiteti Palermos dhe Profesor dhe Francesko Altimari – Universiteti i Cozencas.

Meta vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të profesorëve të nderuar arbëreshë në fushën e studimit të gjuhës shqipe dhe të shkencave të Albanologjisë dhe rolin frymëzues shpirtëror në “Piagna degli Albanesi” të Arqipeshkvit Imzot Gallaro.

“Elita intelektuale e arbëreshëve të Italisë, me përkushtimin dhe dashurinë ndaj mëmëdheut të tyre, kanë rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen e gjuhës, traditave, dokeve e riteve të të parëve, si dhe përcjelljen e tyre te brezat e rinj,” - nënvizoi Presidenti Meta gjatë takimit.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka jo vetëm për arbëreshët dhe shqiptarët, por edhe për Italinë si dhe për kulturën botërore, trashëgimia e komunitetit arbëresh, historia, traditat e tyre si një vlerë jomateriale e kulturës botërore në kuadër të UNESKO-s.

Presidenti Meta vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin arbëresh, intelektualët dhe shoqatat e tyre në Itali për të organizuar aktivitete të përbashkëta në kuadër të vitit të Skënderbeut, të kësaj figure përbashkuese dhe emblematike për kombin tonë.




"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.11.2017, 16:21  | Xh.I. | 572 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
« Lajmi i fundit » Të shtëna me armë në Çair, vritet një person e plagoset një tjetër
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
Mblidhet kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.