Kryeministri dhe ministrat nesër për herë të parë do të përgjigjen në pyetjet e deput..
Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Grupi Parlamentar i PS vendos: Të shkarkohet Klement Zguri si kryetar i KQZ!
rama-ps.jpg

“Përmes veprimeve dhe mos veprimeve të tij, Zguri ka shtyrë sa kishte mundësi jetën politike të një të zgjedhuri lokal me rekorde të rënda kriminale, vetëm dhe vetëm se ky i zgjedhur është i të njënjtit krah politik me të.

Shembull konkret i pa tolerueshëm i njëanshmërisë së verbër politike dhe mungesës së profesionalizmit nga drejtuesi aktual i KQZ-së. KQZ është organi kopetent për dorëzimin, administrimi dhe verifikimin paraprak të të dhënave të formularit të vetëdeklarimit të të zgjedhurve në organet e qeverisjes vendore”, theksoi Balla.

Më tej Balla tha se pas verifikimit të dhënave, është konfirmuar se dënimi me dy vite burg për vjedhje bën pjesë në ato dënime që e bën të papajtueshëm mandatin e fituar dhe se kryetari i KQZ-së nën urdhëra politike nuk shqyrtoi brenda afatit këtë çështje.

“Nisur nga rregullorja e KQZ-ja, brenda 10 ditëve duhet të bënte shqyrtimin, kjo nuk ndodhi dhe kryetari i KQZ-së me bindje, me dashje, nën urdhëra politik nuk e shqyrtoi brenda 10 ditëve. Grupi Parlamentarë i PS-së ka mbledhur të gjithë procedurën ligjore dhe ka monitoruar këtë rast hap pas hapi nga dita e parë dhe deri më sot.

Jemi në kushtet që një zyrtarë i lartë ne krye të KQZ-së shkel me dashje ligjin e Dekriminalizimit dhe ne për këtë duhet të marrim një vendimarrje për këtë rast për të kërkuar shkarkimin e kryetarit të KQZ-së nga detyra që mban”, përfundoi Balla.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.11.2017, 20:54  | T.E. | 497 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
Vrasje mes familjes së dhëndrit dhe nuses për emrin e fëmijës
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.