Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
Kontrolle të rrepta për policinë e burgjeve, në procedur ndryshime ligjore
Saraji i dridhi rrjetin Vardarit, e mposhti me rezultat 5:4
KB-Saraj.jpg
Loading...

Shkolla e futbollit SARAJ nuk ka të ndalur. Gjeneratat 2006, 2007 dhe 2008  vazhdojnë suksesin e tyre në Ligën për fëmijë. Suksesi i radhës erdhi pikërisht gjatë ditës së djeshme (12.11.2017 e diel)  nga  gjenerata 2007gjatë ndeshjes Saraj-Vardar 1, me ç’rastë triumfuan djelmoshat nga Saraji duke mposhtur kështu Vardar 1 me rezultat 5:4.

Vlen të theksojmë se pjesa e parë e lojës përfundoi me rezultat 3:0 për Sarajin, ndërkohë që në pjesën e dytë edhe përkundër një referimi jo të drejtë dhe jo korrekt djelmoshat e Sarajit arritën që të korrin fitore me rezultat 5:4.

Trajneri i Shkollës së futbollit SARAJ, Sherif Sherifi u shpreh i kënaqur nga loja që treguan në fushë futbollistët e tij. Ndërkohë i pyetur për korrektësinë e referimit të lojës, me modesti u shpreh:

“Kjo ishte një sfidë e vështirë, të cilën fatkeqësisht e vështirësoi edhe më shumë referi i cili haptas u vu në shërbim të kundërshtarit. Megjithatë edhe përkundër kësaj do të thoja se referi ishte në në anën e kundërshtarit por fati ishte në anën tonë. Sidoqoftë fitoi më i miri, fituam ne”, u shpreh Sherif Sherifi, trajner i KF Saraj.

Ndryshe djelmoshat e gjeneratës 2007 të Shkollës së futbollit SARAJ nga gjithsejtë 7 ndeshje kanë arritur të korrin 6 fitore në fushë dhe një në tavolinë. Fitorja në tavolinë erdhi si rezultat i asaj që ekipi i Gjorçe Petrov nuk u shfaq në fushë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.11.2017, 09:10  | B.M. | 1,754 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
« Lajmi i fundit » Të shtëna me armë në Çair, vritet një person e plagoset një tjetër
Mblidhet kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.