BE dhe NATO do të ngelin "ëndërr" për Maqedoninë nëse nuk zgjidhen problemet kolektiv..
« Analizë » Pribe, kërkon vullnet politik për ta ndarë politikën nga gjyqësori
Arka shtetërore nga e hëna "hapet" në Parlament
Tajani: Integrimi i Ballkanit në BE është prioritet
Bushati-Kotzias me rezultate pozitive, Kreta prodhoi klimë, rezultati zero. Takimi tjetër në Tiranë
a-283.jpg

Tiranë, 13 nëntor - Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe ministri i Puneve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, zhvilluan bisedime në Kretë më 10-12 nëntor 2017, duke u fokusuar në çështjet e hapura dypalëshe.

Në një njoftim të përbashkët të ministrive të Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë bëhet e ditur se “gjatë bisedimeve, të cilat u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, u krye një punë substanciale”.

“Të dyja palët pranuan rëndësinë e dialogut në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dhe ranë dakord për hapat e mëtejshëm që duhen ndërmarrë për të arritur rezultate pozitive, duke u mbështetur në vlerat dhe normat  evropiane, në të mirë të dy vendeve dhe popujve të tyre”, thuhet në njoftimin e  përbashkët të dy ministrive.

Nga njoftimi i përbashkët i ministrive të Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë behet e ditur se “Bisedimet përbënë një hap të rëndësishëm përpara dhe përpjekjet për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për problemet ekzistuese prej një kohe të gjatë do të vijojnë. Në dritën e këtyre zhvillimeve, u ra dakord që ministrat të takohen sërish në Shqipëri në vijim, në mënyrë që të vlerësojnë progresin e arritur dhe të vendosin për hapat e mëtejshëm konkret përpara”.

Tepër e rëndësishme për Athinën zyrtare edhe formulimi i një marrëdhënieje të re për atë që quhet “marrëveshja e detit”, ku pas rrëzimit të paktit të vitit 2009, tashmë palët diskutuan nga pika zero. Duket se palët kanë një akord për këtë çështje dhe Greqia ka pranuar të negociojë dhe të pranojë një zgjidhje të ndërmjetme, në bazë të së drejtës ndërkombëtare, e cila duket se ka kënaqur Tiranën.

Burimet nga takimi i thanë Top Channel se, shumë shpejt pritet që për këtë çështje të ketë një marrëveshje të re mes palëve. Ndërkohë, Athina kërkoi zgjidhjen e çështjes së varrezave të ushtarëve grekë, ndërsa për çështjen çame, edhe pse u bë pjesë e axhendës dhe pala shqiptare e cilëson imediate zgjidhjen, ajo greke kërkoi që të diskutohet në një periudhë të mëvonshme.

Kjo pasi palët ranë dakord që të gjendet një mënyrë me më pak ngarkesë negative dhe që çështja të jetë më e pranueshme për opinionin grek. Ndërkohë, ministrat biseduan për tekstet shkollore dhe heqjen e ngarkesave negative në to. Athina kërkon që të hiqen referimet për zonën e Çamërisë. Po ashtu, Kotzias ka kërkuar respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, ndërsa Bushati ngriti çështjen e heqjes së ligjit të luftës, i cili mban peng pronat e shtetasve shqiptarë dhe atyre minoritarë me shtetësi shqiptare në territorin grek.

Për këtë, palët ranë dakord se ka një zgjidhje dhe një formulë ligjore, por ajo i përket palës greke, e cila u zotua se shumë shpejt do të ketë një përgjigje. Dy ministrat do të takohen shumë shpejt në Shqipëri. Bushati u kthye nga Kreta me avionin e Kotzias në Rinas, ku pasi drekuan në aeroport, shefi i diplomacisë greke u nis drejt Brukselit për takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.11.2017, 09:12  | Xh.I. | 459 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Tragjedi e rëndë në Tetovë, vdes një vajzë e vogël
U nda me të fejuarin pak ditë përpara dasmës, Big Mama tregon arsyet
Një fshat në Zvicër ofron 70 mijë franga për të huajt që janë të gatshëm të jetojnë aty, të paktën për një dekadë!
Ministria e Shëndetësisë publikon kandidatët për drejtor në spitale, ja emrat në të gjithë vendin
A flet deklarata e Ziadin Selës që ASH ka humbur Ministrinë e Shëndetësisë?!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.