Deklarata e eurokomisarit Han për gjuhën shqipe jo diplomatike, barazia gjuhësore një..
Sela: Ministri i Shëndetësisë duhet ti takojë Aleancës
VMRO 50, LSDM 5 dhe Besa me 2 amandamente për ligjin e gjuhëve
Për 10-vjetorin e ITSHKSH-së promovohet pulla me portretin e Faik Konicës
Tërmeti në kufirin Irak-Iran lë mbi 200 të vdekur
auto_unnamed_51510556202.jpg

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 ka tronditur rajonin kufitar verior midis Iranit dhe Irakut, duke vrarë të paktën 207 persona dhe duke plagosur rreth 1,700 të tjerë.

 

Një agjenci  humanitare tha se rreth  70.000  persona kishin nevojë për strehim emergjent pas tërmetit, i cili shënon njërin nga më të mëdhenjtë këtë vit.

 

Shumica e të vdekurve  ishin në provincën perëndimore të Kermanshah të Iranit, thanë zyrtarët për mediat shtetërore.

 

Të paktën gjashtë të tjerë u raportuan se kanë vdekur në Irak, në kryeqytetin Bagdad.

 

Xhamitë në qytet kanë transmetuar lutje përmes altoparlantëve.

 

"Isha ulur me fëmijët e mi  dhe po hanim darkë dhe papritmas ndërtesa po vallëzonte në ajër", tha një nëna e Bagdadit, Majida Ameer, për agjencinë e lajmeve Reuters.

 

"Në fillim mendova se ishte ndonjë bombë e madhe, por pastaj dëgjova të gjithë përreth meje duke bërtitur: 'Tërmet!', shtoi ajo.

UPDATE: 13.11.2017 09:20:00

### 12.11.2017 23:41:00

Lajmi i fundit Tërmet i fuqishëm shkund Iranin e Irakun
iraqmap.jpg

Një tërmet i fuqishëm prej 7,2 ballësh tronditi rajonin kufitar mes Iranit dhe Irakut, nga ku raportohen disa viktima, raporton Top Channel.

Epiqendra e tërmetit ishte në thellësinë 34 kilometra në jug të qytetit irakian të Halabjas. Mediat shtetërore iraniane bënë me dije se të paktën 6 persona humbën jetën në qytetin Qasr-e Shirin.

Kanali i lajmeve IRIN në Iran tha se ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonat e prekura nga tërmeti, nga ku raportohet për dëme në të paktën 8 fshatra.

Tërmeti gjithashtu ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike për shumë zona, ndërsa autoritetet po nxitojnë që të zbulojnë shkallën e vërtetë të dëmeve.

Tërmeti u ndie dhe shkaktoi panik deri në kryeqytetin irakian Bagdad, ku raportohet se banorë të shumtë braktisën shtëpitë dhe dolën në rrugë. Edhe mediat kurde lajmërojnë se shumë njerëz në rajonin autonom të Kurdistanit braktisën shtëpitë e tyre dhe dolën në rrugë kur ndodhi tërmeti.

Zyrtarë lokalë të cituar nga Reutres thonë se të paktën një person humbi jetën dhe 50 të tjerë u plagosën si pasojë e sizmës së fuqishme.

 12.11.2017, 23:41  | 58 | 1,813 i lexuar
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Tragjedi në Tetovë: 25-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga çatia e shtëpisë (Foto)
Harrojini dhimbjet e shpinës dhe nyjeve me këtë recetë
Mihrije Braha votoi, po a e dini me çfarë veshje shkoi atje? (Foto)
Gruevski: Do të kthehen të gjitha përmendoret të cilat do të rrënohen ose dislokohen
Bleona e shtrirë në shtrat, por ja kush është pranë saj (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.