Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
Kontrolle të rrepta për policinë e burgjeve, në procedur ndryshime ligjore
Institucionet e Kosovës, 15 milionë euro për vetura me qira
qeveria-ministri-hoti-1483632736-3626616_1494452508-973723.jpg

Prishtinë, 13 nëntor - Institucionet e Kosovës do t’i japin 15 milionë euro për shfrytëzim të 545 automjeteve me qira për 66 muaj.

 

Për katër lote të këtij tenderi është nënshkruar kontrata mes Agjencisë Qendrore të Prokurimit dhe operatorëve ekonomikë fitues. Për dy lote të tjera janë hapur ofertat, por ende nuk është përzgjedhur fituesi derisa për tri lotet e fundit nuk ka pasur asnjë ofertë.

 

Institucionet e Kosovës do t’i shpenzojnë hiç më pak se 15 milionë euro për 545 vetura, të cilat ata do t’i marrin me qira për 66 muajt e ardhshëm.

 

Në bazë të dokumenteve, të cilat ka arritur t’i sigurojë Zëri, shihet se përmes një tenderi publik të zhvilluar nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) kompania “Automita” ka fituar 4 lote të kategorisë së parë dhe të dytë të tenderit “Shfrytëzimi afatgjatë i automjeteve me qira” dhe vlera e të gjitha loteve është mbi 7.2 milionë euro, derisa kontrata mes autoritetit kontraktues dhe kompanisë fituese është nënshkruar më 16 dhe 24 tetor të këtij viti.

 

Po ashtu, para pak ditësh Agjencia Qendrore e Prokurimit ka hapur ofertat edhe për kategorinë e tretë të automjeteve në të cilën përfshihen dy lote për marrje me qira për 66 muaj të 78 automjeteve.

 

Për këtë tender, ku deri më tash nuk është zgjedhur fituesi, kanë aplikuar vetëm dy kompani, ndërsa në bazë të dokumenteve të siguruara shihet se për lotin 1 “Mercom Company” me vetura të markës “Peguot” ka aplikuar me 1 milion e 281 mijë euro gjersa për lotin 2 kjo kompani ka ofertuar po ashtu me 1 milion e 281 mijë euro, shkruan Zëri, transmeton Klan Kosova.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.11.2017, 09:28  | Z.H. | 356 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
« Lajmi i fundit » Të shtëna me armë në Çair, vritet një person e plagoset një tjetër
Mblidhet kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.