Kryeministri dhe ministrat nesër për herë të parë do të përgjigjen në pyetjet e deput..
Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Vettel fituesi i Çmimit të Madh të Brazilit
twe4srfsrtfsrf.jpg
Loading...

Sebastian Vettel është fituesi i Çmimit të Madh të Brazilit në garën e parafundit të Botërorit të Formulës 1.

 

Fitore jo fortë e rëndësishme kjo për gjermanin pasi Louis Hamiltonin tashëm ka siguruar pikët për t’u shpallur kampion për pilotë dhe Mercedesi kampion për skadra.

 

Gjermani i Ferrarit u nis nga vendi i dytë, por arriti të parakalonte finlandezin Bottas të Mercedesit që në kthesën e parë, ndërsa në vendin më të ulët të podiumit u ngjit ferraristi tjetër, Raikkonen, edhe pse këtij të fundit iu desh të vuante shumë në xhirot e fundit pas presionit të vazhdueshëm të britanikut Hamilton.

 

Ishte pikërisht ky i fundit, katër herë kampion bote, që i dha tonin kësaj gare, pasi u nis nga bokset për të përfunduar pikërisht në vendin e katërt të Çmimit të Madh të Brazilit, rikuperim i jashtëzakonshëm vendesh, edhe pse nuk luftonte për asgjë.

 

Në Brazil ishte edhe një tjetër protagonist në hije, braziliani Felipe Massa, i cili ka njoftuar tërheqjen përfundimtare nga F1.

 

Tashmë Formula 1 i drejtohet garës së fundit të Abu Dhabit, që do të zhvillohet fundjavën e 26 nëntorit.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.11.2017, 09:43  | Z.H. | 430 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Gjendet një trup i pajetë në Gërçec
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.