Kryeministri dhe ministrat nesër për herë të parë do të përgjigjen në pyetjet e deput..
Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Zaev para biznesmenëve slloven i prezentoi mundësitë për investime në Maqedoni
133964336.jpg

Shkup, 14 nëntor - Mundësitë dhe potencialet për të investuar në Republikën e Maqedonisë, politikat e reja qeveritare në sferën ekonomike dhe në pjesën e investimeve të huaja i prezentoi kryeministri Zoran Zaev në mëngjesin e sotëm të punës me përfaqësues të odave ekonomike të Republikës së Sllovenisë, si dhe me përfaqësues të më shumë kompanive të rëndësishme të vendit, të cilët kanë treguar interesim për mundësitë për të investuar dhe bashkëpunuar me Maqedoninë.

Ai i ka njoftuar pronarët slloven se Qeveria është e gatshme të marrë pjesë në subvencionimin e investimeve grinfild dhe braunfild të cilat do të hapin vende të reja të punës, do të vendosin bashkëpunim me kompanitë e Maqedonisë për lëndë të para, shërbime dhe repromateriale, që do të sigurojnë industri me orientim eksportues dhe të cilat do të jenë të pastra në aspekt ekologjik.

"Dëshiroj t'ju shpreh bindjen se Republika e Maqedonisë, me politikat e reja qeveritare në sferën ekonomike dhe në pjesën e investimeve të huaja, mund t'ju ofrojë mjedis të mirë për zhvillimin e nismave tuaja të biznesit", ka thënë Zaev në takim.

Kryeministri Zaev, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në mëngjesin e punës i ka njoftuar pronarët slloven me ministrat e Ekonomisë dhe Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Kreshnik Bekteshi dhe Lupço Nikollovski, të cilët kanë ndarë informacione për të cilat kanë qenë të interesuar përfaqësuesit e jetës afariste të Republikës së Sllovenisë.

Përfaqësuesit e bashkësisë së biznesit të Republikë së Sllovenisë me miratim i kanë pranuar mundësitë e reja nga Plani për rritje ekonomike dhe kanë treguar interesim për investim në industrinë e përpunimit të metaleve, në sferën elektronike, në sferën e energjetikës dhe industrisë automobilistike, veçanërisht në pjesën e automjeteve elektrike, si dhe për mundësitë për zhvillimin e aktiviteteve afariste në mjedisin jetësor dhe industrinë farmaceutike.

Biznesmenët sllovenë kanë treguar interes edhe për nisma të reja në sektorin financiar dhe të sigurimeve.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 11:23  | I.XH | 816 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Gjendet një trup i pajetë në Gërçec
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.