Ja si është zgjidhur skandali mes Maqedonisë dhe Serbisë për agjentin serb
« Ruzhin për Zhurnal » Hap i guximshëm i Zaevit për të vizituar Beogradin, Vuçiç më herët simpati të hapur p..
Deputetët të shtunën në punë, Xhaferi cakton seancë për Kryeprokurorin e ri
Osmani: Nimic në dhjetor me një propozim të ri për emrin, ashtu janë pritjet
Austria kërkon nga Kosova t’i përmbahet obligimeve pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit
auto_download-32-650x3581510648792.jpg

Prishtinë, 14 nëntor - Zëvendës-kryeministri, njëherësh Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi, në kuadër të vizitës së tij në Vjenë të Austrisë, u takua me Sekretarin Gjeneral të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, z. Michael Linhart si dhe me ambasadorin z. Johannes Brieger, përgjegjës për marrëdhënie të jashtme ekonomikë, po ashtu nga Ministria e Jashtme e Austrisë.

 

Në fokus të takimit ishin marrëdhëniet ekonomike të të dyja vendeve. Austria është ndër investitorët kryesor në Kosovë dhe sipas sekretarit Michael Linhart, Kosova duhet të vazhdoj me reforma ekonomike që të jetë me atraktive për investime.

 

Po ashtu, Kosova duhet të respektoj dhe të krijoj kushtet, që investitorët aktual të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë.

 

Austria shpreson që Kosova t’i mbaj obligimet e saja shtetërore, në veçanti pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit në favor të Kompanisë Austriake, OSD (kompania e cila kishte qenë pjesë e tenderit për prodhimin e pasaportave kosovare).

 

Në takim u tha se Austria në veçanti, mbështet projektet aktuale austriake prezentë në Kosovë, ato për prodhimin e energjisë se ripërtrishme si dhe ato për menaxhimin e mbeturinave.

 

Zëvendës kryeministri Gashi, ka siguruar palën austriake, se ekziston përkushtim i veçante i Qeverisë Haradinaj, për hapjen e mëtutjeshme të Kosovës për investimeve të huaja, e në veçanti thellimin e bashkëpunimit të mirë në mes të dy vendeve, në këtë lëmi, thuhet në komunikatën e ministrisë.

 

Në kudër të vizitës së tij në Austri, zv. Kryeministri Gashi, pritet të ketë takime me Odat Ekonomike të Industrisë ne Austri dhe shumë prodhues atje, me qëllim të tërheqjes së investitorëve në Kosove.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 12:20  | Z.H. | 538 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Harrojini dhimbjet e shpinës dhe nyjeve me këtë recetë
Deklarata e eurokomisarit Han për gjuhën shqipe jo diplomatike, barazia gjuhësore një ndër shtyllat kryesore të demokracisë
U nda me të fejuarin pak ditë përpara dasmës, Big Mama tregon arsyet
Ministria e Shëndetësisë publikon kandidatët për drejtor në spitale, ja emrat në të gjithë vendin
Një fshat në Zvicër ofron 70 mijë franga për të huajt që janë të gatshëm të jetojnë aty, të paktën për një dekadë!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.