Deklarata e eurokomisarit Han për gjuhën shqipe jo diplomatike, barazia gjuhësore një..
Sela: Ministri i Shëndetësisë duhet ti takojë Aleancës
VMRO 50, LSDM 5 dhe Besa me 2 amandamente për ligjin e gjuhëve
Për 10-vjetorin e ITSHKSH-së promovohet pulla me portretin e Faik Konicës
Vëllazërohen Shkupi dhe Sarajeva
133964409.jpg

Shkup, 14 nëntor - Kryetarët e Qyteteve të Shkupit dhe të Sarajevës, Petre Shilegov dhe Abdullah Skaka, sot nënshkruan Marrëveshje për vëllazërim.

"Kjo Marrëveshje paraqet kurorëzim të një procesi i cili zhvillohej gjatë një viti, falënderojmë autoritetet paraprake dhe administratën e qytetit", tha Shilegov pas nënshkrimit.

Sarajeva, siç tha, është qyteti i 20-të me të cilin u vëllazërua Shkupi dhe është qyteti i fundit i ish-Republikës Jugosllave.

Ai shprehu falënderim edhe për ambasadoren e BeH-së në Maqedoni, Lepa Babiq e cila ka investuar shumë në këtë proces.

"Mund të realizojmë bashkëpunim serioz pasi që edhe Shkupi edhe Sarajeva kanë probleme të njëjta apo të ngjashme si ndotja, urbanizmi, infrastruktura,... Tashmë e kemi inicuar një marrëveshje për këmbimin e përvojave midis ndërmarrjeve publike për transport të Shkupit dhe të Sarajevës në pjesën e eksploatimit të teleferikëve, këmbimit të përvojave në komunikacion", potencoi Shilegov.

Kryebashkiaku Skaka i dëshiroi punë të suksesshme Shilegovit dhe theksoi se ky është fillim i ri për bashkëpunim midis Sarajevës dhe Shkupit. Ai potencoi se Shkupi është qyteti i parë i ish - Jugosllavisë me të cilin vëllazërohen dhe shtoi se edhe Shkupi edhe Sarajeva e kultivojnë multietnicitetin.

Në nënshkrimin e Marrëveshjes mori pjesë një delegacion nga Sarajeva dhe këshilltarë të të dyja qyteteve.

UPDATE: 14.11.2017 12:57:00

### 14.11.2017 10:24:00

Sarajeva dhe Shkupi do të nënshkruajnë marrëveshje për vëllazërim
99504170.jpg

Shkup, 14 nëntor - Marrëveshje për vëllazërim midis Qytetit të Shkupit dhe Qytetit të Sarajevës sot do të nënshkruhet në Galerinë kombëtare Hamami i Daut pashës.

Marrëveshjen do ta nënshkruajnë kryetari i Qytetit të Shkupit dhe ai i Sarajevës, Petre Shilegov dhe Abdullah Skaka.

 14.11.2017, 10:24  | 60 | 1,553 i lexuar
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Tragjedi në Tetovë: 25-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga çatia e shtëpisë (Foto)
Harrojini dhimbjet e shpinës dhe nyjeve me këtë recetë
Mihrije Braha votoi, po a e dini me çfarë veshje shkoi atje? (Foto)
Gruevski: Do të kthehen të gjitha përmendoret të cilat do të rrënohen ose dislokohen
Bleona e shtrirë në shtrat, por ja kush është pranë saj (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.