Deklarata e eurokomisarit Han për gjuhën shqipe jo diplomatike, barazia gjuhësore një..
Sela: Ministri i Shëndetësisë duhet ti takojë Aleancës
VMRO 50, LSDM 5 dhe Besa me 2 amandamente për ligjin e gjuhëve
Për 10-vjetorin e ITSHKSH-së promovohet pulla me portretin e Faik Konicës
Firmat kërkojnë zbatim, e jo ndryshim të vazhdueshëm të ligjeve për ndërtimtari dhe planifikim
133964591.jpg

Shkup, 14 nëntor - Të sigurohet zbatim praktik i rregullativës për tokë ndërtimore, procedurat për ndërtim dhe për planifikim hapësinor dhe të mos ndryshohen shpesh, kërkojnë kompanitë nga ndërtimtaria, turizmi dhe industria e tekstilit pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

"Ndërtimtaria është një prej segmenteve më të fuqishme i cili sjell benefit në ekonominë e shtetit. Ligjet në Maqedoni në njëfarë mënyre janë të mira, por do të duhet më mirë të zbatohen. Kemi kërkesë nga kompanitë që të mos ketë ndryshime të shpeshta të ligjeve të cilët e vështirësojnë punën e tyre të përditshme", deklaroi Nebi Hoxha, kryetar i odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Firmat, deklaroi, theksojnë në moszbatimin e kontesteve të pazgjidhura gjyqësore, si dhe në problemet gjatë kalimit të pronësisë së tokës. "Problemet duhet të zgjidhen deri në fund, gjegjësisht ligjet nuk janë problem, por realizimi i tyre praktik", potencoi Hoxha.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski shprehu gatishmëri për pranim të të gjithë ideve, propozimeve dhe iniciativave me të cilat do të përmirësohet rregullativa nga kjo sferë, ndërsa për të cilën problematikë është formuar grup pune. Qëllimi është që të bëhen ndryshime cilësore të cilët do ta përmirësojnë punën e kompanive, ndërsa qytetarët të mund t'i realizojnë të drejtat. "Konsiderojmë se nevojitet të lehtësohen procedurat për leje për ndërtim, procedurat për një pjesë të kërkesave të parapara në Ligjin për ndërtim, si dhe pjesën e revidimit të politikës ndëshkuese", tha Sugareski, duke potencuar se është e rëndësishme që bashkërisht të konfirmohet se si të përmirësohet zbatimi i ligjeve.

"Nuk do të lejojmë që në periudhën e ardhshme për shkaqe personale të ndryshojë Ligji për ndërtim, i cili ka ndryshuar mbi 27 herë", përsëriti Sugareski.

Trupi i formuar me përfaqësues të institucioneve shtetërore, odave, fakulteteve, sektorit joqeveritar, muajin e kaluar kanë kryer kontroll të gjithë materies. Pas analizës gjithëpërfshirëse të ligjeve të deritanishme në periudhën e ardhshme, sipas Sugareskit, saktë do të konfirmohet se në cilët drejtime do të zbatohen reforma që të krijohet legjislativë e re funksionale lehtë e përshtatshme ndaj nevojave dhe standardeve të reja.

UPDATE: 14.11.2017 13:36:00

### 14.11.2017 12:55:00

Sugareski: Eksproprijimet e shumta problem për gazifikimin afër Prilepit dhe Tetovës
133964440.jpg

Prilep/Tetovë, 14 nëntor - Një pjesë e konsiderueshme e shumës së planifikuar prej 2,19 miliardë denarësh për procesin e gazifikimit me Propozim buxhetin për vitin 2018 janë dedikuar për eksproprijimet e shumta të tokës, që janë problem kyç për këtë projekt, informoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

Konkretisht, theksoi se ka problem serioz në degën për ndërlidhje nga Negotina deri në Manastir, në pjesën para Prilepit, ku janë regjistruar një numër i madh i eksproprijmeve, ndërkaq i njëjtë është rasti edhe drejt Tetovës. Një pjesë e mirë e mjeteve që janë paraparë për gazifikimin kanë të bëjnë me eksproprijimin e tokës e cila duhet të bëhet me qëllim që të dilet më shpejtë nga ajo punë dhe të mund të përfundohet ndërtimi i sistemit gazpërçues", deklaroi Sugareski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve gjatë pjesëmarrjes në forumin "Rregullativa nga sfera e planifikimit hapësinor, toka e ndërtimtarisë dhe instalimet për ndërtim".

Ministri potencoi se gazifikimi, për të cilin me investimet e planifikuara kapitale për vitin e ardhshëm janë ndarë 310 milionë denarë më shumë se vitin e kaluar, është projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetarët dhe një pjesë e programit qeveritar.

Në buxhetin për vitin e ardhshëm Minsitrisë së Transportit dhe Lidhjeve i janë paraparë shpenzime të rritura kapitale për ndërtim të gazpërçuesit në shumë prej 150 milionë denarësh, 50 milionë denarë për Teleferikun, nga 20 milionë denarë më shumë për ndërtimin e banesave sociale dhe për rregullimin infrastrukturor të zonës në Vizbeg, si dhe 63 milionë denarë shtesë për projektin "Qyteti i diellit".

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, sipas buxhetit të propozuar, do të duhet t'i ulë shpenzimet për udhëtime, për shërbime kontraktuese dhe kapitale dhe për shpenzime të tjera joproduktive.

Shuma e paraparë prej 3,5 miliardë denarëve për infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore me Propozim-buxhetin për vitin 2018, mes të tjerash janë të dedikuara për autostradën Demir Kapi - Smokvicë, e cila, siç potencoi Sugareski, pritet të përfundohet vitin e ardhshëm, për ripërtëritje të disa rrugëve, intensifikim të ndërtimit të hekurudhës nga Korridori 8, përfundimi i ndërtimit të hekurudhës Manastir - Kremenicë, ripërtëritje e infrastrukturës hekurudhore nga Korridori 10, ndërtimi i drejtimit rrugor Gradsko-Drenovë...

 14.11.2017, 12:55  | 60 | 1,120 i lexuar
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Tragjedi në Tetovë: 25-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga çatia e shtëpisë (Foto)
Harrojini dhimbjet e shpinës dhe nyjeve me këtë recetë
Mihrije Braha votoi, po a e dini me çfarë veshje shkoi atje? (Foto)
Gruevski: Do të kthehen të gjitha përmendoret të cilat do të rrënohen ose dislokohen
Bleona e shtrirë në shtrat, por ja kush është pranë saj (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.