Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
Kontrolle të rrepta për policinë e burgjeve, në procedur ndryshime ligjore
Ambasada e Zvicrës paralajmëron fillimin e dy projekteve të reja në Gostivar
133965096.jpg

Gostivar, 14 nëntor - Këshilltari rajonal për ujë dhe menaxhim me mbetjet pranë Ambasadës së Zvicrës në Maqedoni - Klif Hamer, i shoqëruar nga Bujar Ibishi dhe Stanisllava Dodeva, realizoi sot një takim pune me kryetarin e komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Duke uruar kryetarin Taravari për postin e ri, Hamer u interesua për punën e tij në ditët e para të mandatit.

Me këtë rast, siç theksojnë nga shërbimi për informim, ai e ka njoftuar kryetarin e komunës së Gostivarit për dy projektet e reja të cilat së shpejti duhet të fillojnë të implementohen dhe të cilat financohen nga qeveria zvicerane.

Menaxhimi rajonal me mbeturinat është projekti i financuar nga ambasada zvicerane në bashkëpunim me Rajonin Planor të Pollogut. Projekti tjetër, është Plani për mbrojtje nga vërshimet që do të implementohet nga UNDP, ndërsa po ashtu do të financohet nga ambasada zvicerane.

Me miratimin e këtij plani, Gostivari do të jetë komuna e parë në Maqedoni me plan për mbrojtje preventive nga vërshimet.

Në kuadër të vizitës në Gostivar, delegacioni i Ambasadës zvicerane qëndroi në fshatin Vërtok, ku u njoftuan nga afër me punët përfundimtare të fazës së parë të ndërtimit të rezervuarit për ujë të pijshëm, projekt ky i financuar nga Departamenti Zviceran Federal për Çështje Ekonomike SECO. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 14:55  | Z.H. | 1,377 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
« Lajmi i fundit » Të shtëna me armë në Çair, vritet një person e plagoset një tjetër
Mblidhet kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.