Deklarata e eurokomisarit Han për gjuhën shqipe jo diplomatike, barazia gjuhësore një..
Sela: Ministri i Shëndetësisë duhet ti takojë Aleancës
VMRO 50, LSDM 5 dhe Besa me 2 amandamente për ligjin e gjuhëve
Për 10-vjetorin e ITSHKSH-së promovohet pulla me portretin e Faik Konicës
Gjykimi për "Trust vazhdon më 21 nëntor
133951742 1.jpg

Shkup, 14 nëntor - Gjykimi për lëndën "Trust"  të PSP-së, në të cilën i akuzuari i parë biznesmeni Seat Koçan, ndërsa të akuzuar janë edhe dy persona fizikë dhe tre juridikë, midis të cilëve edhe drejtuesit e firmave "Transmet", "Sileks" dhe "Vato" SHPKNJP nga Studeniçani për pjesëmarrje në tenderin e ELEM-it, do të vazhdojë më 21 nëntor me dhënien e dëshmive.

Në seancën e sotme, PSP-ja e paraqiti akuzën dhe kërkoi nga gjykata në bazë të dëshmive të bashkëngjitura, të akuzuarit të shpallen fajtorë.

Seat Koçan, ndërkaq, u prononcua i pafajshëm për akuzat që kundër tij i ngriti Prokuroria Publike Speciale, ndërsa faj para gjykatës mohuan edhe i akuzuari i dytë Vasilije Aviroviq dhe i akuzuari i tretë Safet Vatiq.

Prokurori Gavrill Bubevski, nga ana tjetër, në fjalimin hyrës tha se të akuzuarit Seat Koçan, Vasilie Aviroviq dhe Safet Vatiq si dhe kompanitë "Transmet", "Sileks" dhe "Vato", nën petkun e biznesit të suksesshëm, me mashtrim të rëndë, kanë keqpërdorur përafërsisht 1.060.000 denarë, gjegjësisht 17 milionë euro, para të qytetarëve. Motivi i tyre, sipas tij, ka qenë në mënyrë të pandershme të fitohet tenderi i SHA "ELEM" dhe me dokumente të falsifikuara, të fitohet angazhimi për punë.  Sipas dëshmive që do t'i prezentojë PPS, theksoi Bubevski, do të dëshmohet se me një sërë dokumentesh të pavërteta, janë shkelur parimet e konkurrencës së shëndoshë, janë shmangur rregullat e furnizimeve publike.

"Sot përballë drejtësisë qëndron një bashkim kriminal elementi i vetëm dhe kryesor i të cilit është përfitimi joligjor", tha Bubevski.

Mbrojtja e të akuzuarve konsideron se ata akuzohen pa bazë, se dëshmitë dhe ekspertiza të dhëna nga PSP-ja janë jorelevante dhe se rreth këtij rasti ngritet "famë mediale".

Avokati Mitko Jançev pas gjykimit, tha se klienti i tij Safet Vatiq akuzohet pa arsyetim dhe se shpreson se gjatë procedurës kjo do të dalë në shesh.

I pyetur nëse kjo do të thotë se, të akuzuarit tjerë ndoshta e kanë mashtruar Vatiqin, Jançev tha se ajo është punë që duhet ta konfirmojë PSP-ja dhe para së gjithash gjykata. 

Në fillim të seancës së sotme, mbrojtja e të akuzuarve përsëri kërkoi anulim pasi që nuk u janë dhënë të gjitha provat për shqyrtim. Prokuroria Publike Speciale në sallën e gjykatës ia dorëzoi mbrojtjes provat për rastin "Trust", me ç'rast gjykatësja Lidia Trajkovska Zimbovska nuk lejoi që gjykimi të anulohet dhe e filloi debatin kryesor.

UPDATE: 14.11.2017 14:56:00

### 14.11.2017 13:35:00

Seat Koçan prononcohet i pafajshëm për rastin "Trust"
kocan-520x289.jpg

Shkup, 14 nëntor - Seat Koçan, i akuzuari i parë në lëndën "Trust" sot në seancën gjyqësore në Gjykatën Penale u prononcua i pafajshëm për akuzat që kundër tij i ngriti Prokuroria Publike Speciale.

Prokurori Gavrill Bubevski, nga ana tjetër, në fjalimin hyrës tha se të akuzuarit Seat Koçan, Vasilie Aviroviq dhe Safet Vatiq si dhe kompanitë "Transmet", "Sileks" dhe "Vato", nën petkun e biznesit të suksesshëm, me mashtrim të rëndë, kanë keqpërdorur përafërsisht 1.060.000 denarë, gjegjësisht 17 milionë euro, para të qytetarëve. Motivi i tyre, sipas tij, ka qenë në mënyrë të pandershme të fitohet tenderi i SHA "ELEM" dhe me dokumente të falsifikuara, të fitohet angazhimi për punë.

Sipas dëshmive që do t'i prezentojë PPS, theksoi Bubevski, do të dëshmohet se me një sërë dokumentesh të pavërteta, janë shkelur parimet e konkurrencës së shëndoshë, janë shmangur rregullat e furnizimeve publike, të cilat ekzistojnë pikërisht që të shmangen kurdisjet kriminale për shkak të keqpërdorimit të parave shtetërore, ndërsa qytetarët dhe vendi të fitojnë shërbime cilësore të cilat, sa më pak do ta stërngarkojnë buxhetin.

"Sot përballë drejtësisë qëndron një bashkim kriminal elementi i vetëm dhe kryesor i të cilit është përfitimi joligjor", tha Bubevski. Ai kërkoi nga gjykata në bazë të dëshmive të dhëna të akuzuarit të shpallen fajtorë për veprat për të cilat akuzohen.

Në fillim të seancës së sotme, mbrojtja e të akuzuarve përsëri kërkoi anulim pasi që nuk u janë dhënë të gjitha provat për shqyrtim. Prokuroria Publike Speciale në sallën e gjykatës ia dorëzoi mbrojtjes provat për rastin "Trust", me ç'rast gjykatësja Lidia Trajkovska Zimbovska nuk lejoi që gjykimi të anulohet dhe e filloi debatin kryesor. 

 14.11.2017, 13:35  | 73 | 1,044 i lexuar
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Tragjedi në Tetovë: 25-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga çatia e shtëpisë (Foto)
Harrojini dhimbjet e shpinës dhe nyjeve me këtë recetë
Mihrije Braha votoi, po a e dini me çfarë veshje shkoi atje? (Foto)
Gruevski: Do të kthehen të gjitha përmendoret të cilat do të rrënohen ose dislokohen
Bleona e shtrirë në shtrat, por ja kush është pranë saj (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.