BE dhe NATO do të ngelin "ëndërr" për Maqedoninë nëse nuk zgjidhen problemet kolektiv..
« Analizë » Pribe, kërkon vullnet politik për ta ndarë politikën nga gjyqësori
Arka shtetërore nga e hëna "hapet" në Parlament
Tajani: Integrimi i Ballkanit në BE është prioritet
Qentë endacak, problem pa zgjidhje!?
qent_1.jpg

Shkup, 14 nëntor - Prania e madhe e qenëve endacak nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit vazhdon ti shqetësojë qytetarët.

Duke patur parasysh që qëndrojnë afër deponive të mbeturinave, ata janë të rrezikshëm edhe nga kafshimet apo çfarëlloj kontakti tjetër me njerëzit, shkruan Zhurnal.

Qenë endacak konsiderohen ata qenë të cilët nuk kanë pronar, vendstrehim të përhershëm si dhe sillen në hapësira të ndryshme, kryesisht nëpër mbeturina.

Më të rrezikuar nga qentë endacak janë fëmijët dhe të moshuarit.

Qentë endacak mund të jenë rrezik i drejtpërdrejtë i shëndetit të njeriut pasi që në mungesë të ushqimeve, kushteve të këqija të jetesës, mund të shndërrohen në bartës të sëmundjeve të ndryshme që përbëjnë rrezik për jetën e njerëzve. Bartja e sëmundjeve mund të ndodhë në rast të gërvishtjes, kontaminimit fekal, apo më e keqja nga kafshimi, duke patur parasysh që nga kafshimi mund të transmetohet edhe tërbimi, sëmundje zoonetike që shkaktohet nga virusi i familjes Rhabdoviridae, i cili sulmon sistemin nervor qëndror, me pasojë vdekjen.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal pati kontaktuar edhe me qendrën "Vardarishte", ku nga atje thanë se qytetarët duhet të paraqesin nëse diku ka qenë të tërbuar apo të rrezikshëm, në mënyrë që ata të ndërmarin masa dhe të intervenojnë, gjegjësisht ti vaksinojnë dhe ti sterilizojnë. Gjithsesi, nga "Vardarishte" thonë se qentë e grumbulluar përsëri do të kthehen në vendin që janë marë.

Kamerat e Agjencisë së Lajmeve Zhurnal në teren hasën në disa qenë endacak të cilën silleshin rreth e rrotull qytetarëve, si dhe turistëve që vizitojnë vendin tonë.

Prapa kamerave, shitësit okular të suvenireve dhe pikturave zbukuruese për Zhurnal u shprehën se qentë me të vërtetë u pengojnë gjatë punës si dhe frikësojnë qytetarët, ndërsa më tepër fëmijët.

Viktimat nga qentë endacak vazhdimisht po shtohen ndërsa rastin më të rëndë kohëve të fundit e kishim në Kërçovë ku si pasojë e kafshimit të qenëve në mushkëri, humbi jetën një fëmijë katër vjeçar.

Nga e gjithë kjo, mund të konstatojmë se ky problem gjithsesi do të ngelet problem pa zgjidhje./Zhurnal.mk

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 16:00  | Z.H. | 806 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Tragjedi e rëndë në Tetovë, vdes një vajzë e vogël
U nda me të fejuarin pak ditë përpara dasmës, Big Mama tregon arsyet
Një fshat në Zvicër ofron 70 mijë franga për të huajt që janë të gatshëm të jetojnë aty, të paktën për një dekadë!
Ministria e Shëndetësisë publikon kandidatët për drejtor në spitale, ja emrat në të gjithë vendin
A flet deklarata e Ziadin Selës që ASH ka humbur Ministrinë e Shëndetësisë?!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.