Ja si është zgjidhur skandali mes Maqedonisë dhe Serbisë për agjentin serb
« Ruzhin për Zhurnal » Hap i guximshëm i Zaevit për të vizituar Beogradin, Vuçiç më herët simpati të hapur p..
Deputetët të shtunën në punë, Xhaferi cakton seancë për Kryeprokurorin e ri
Osmani: Nimic në dhjetor me një propozim të ri për emrin, ashtu janë pritjet
UP-ja padit përsëri Kishën Ortodokse për pronësinë e tokës
universiteti-i-prishtines-2014.jpg

Prishtinë, 14 nëntor - Universiteti i Prishtinës ka vendosur që për një kohë të shkurtër të fillojë sërish procedurat për të paditur Kishën Ortodokse mbi pronësinë e tokës e cila gjendet në kampusin e këtij universiteti, megjithëse humbi gjyqin në padinë e parë që kishte bërë ndaj Kishës ‘Sveti Nikolla’.

Gjykata e Apelit në Prishtinë javë më parë vendosi që të bëjë të plotëfuqishëm vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë që e kishte konsideruar si të tërhequr padinë e UP-së lidhur me katër hektarët ku gjendet kisha e papërfunduar ortodokse.

Sipas vendimi të gjykatës, arsyeja pse padia ishte konsideruar e tërhequr për shkak se përfaqësuesit e UP-së nuk ishin paraqitur në seancën ku do duhej të shqyrtohej konteksti mbi tokën.

Esat Kelmendi, Sekretar i UP-së, tha për KALLXO.com se Universiteti nuk do të tërhiqet nga kërkesa për tokën që sipas tij i takon këtij institucioni.

“Zyra ligjore e UP-së është duke përgatitur dosjen me të gjitha provat relevante për ta ngritur padinë nga fillimi, e cila do të procedohet në gjykatën kompetente deri në fund të kësaj jave apo në fillim të javës tjetër. Besojmë se autoritetet kompetente të drejtësisë kosovare, do ta vendosin drejtë këtë çështje në mënyrë që kjo pronë e uzurpuar kundërligjshëm t’i kthehet në shfrytëzim UP-së dhe studentëve të saj”, tha Kelmendi.

Ai po ashtu konsideroi se Gjykata e Prishtinës ka marrë vendim të padrejtë kur e ka konsideruar të tërhequr padinë fillestare.

“Aktvendimi i Gjykatës është jo i drejtë, sepse nuk e ka marrë për bazë arsyeshmerinë e pamundësisë së përfaqësuesit të UP-së për të marrë pjesë në seancën e parë pranë Gjykatës Themelore e cila zakonisht është seancë përgatitore e në të cilën gjykata ka konstatuar se UP e ka tërhjekë padinë”, konstaton Kelmendi.

Kontesti i tokës ku gjendet kisha e papërfunduar ka filluar që një kohë të gjatë, ndërka kisha e ndërtuar në kohën e regjimit të Slobodan Millosheviqit ka qenë qendër e reagimeve studentore.

Kelmendi po ashtu tha se UP vazhdon ta konsiderojë të papranueshme ndërtimin e objektit fetar brenda kampusit.

“UP asnjëherë nuk do të heqë dorë nga e drejta për të kërkuar anulimin e vendimeve diskriminuese të nxjerra nga regjimi Serb në kohën e okupimit të Kosovës, dhe në të drejtën për kthim në shfrytëzim të saj të pronës së uzurpuar kundërligjshëm nga ky regjim duke ndërtuar objekt pa leje me karakter fetar brenda kampusit të saj”, tha Kelmendi.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 15:30  | Xh.I. | 452 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Harrojini dhimbjet e shpinës dhe nyjeve me këtë recetë
Deklarata e eurokomisarit Han për gjuhën shqipe jo diplomatike, barazia gjuhësore një ndër shtyllat kryesore të demokracisë
U nda me të fejuarin pak ditë përpara dasmës, Big Mama tregon arsyet
Ministria e Shëndetësisë publikon kandidatët për drejtor në spitale, ja emrat në të gjithë vendin
Një fshat në Zvicër ofron 70 mijë franga për të huajt që janë të gatshëm të jetojnë aty, të paktën për një dekadë!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.