Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
« INSIDE » “Ku është shtabi i xhihadistëve në Maqedoni?”
Zaev: Qytetarët do të marrin përgjigje për “Sopotin”, “Monstrën”, “Lagjen e Trimave, ..
« Analistët » "Tvrdokornat" të revoltuar ndaj VMRO-së sepse kjo parti nuk formoi Qeverinë
Në UT u prezantua Programi Fulbright Scholar nga Ambasada e SHBA-ve
1_236.jpg

Tetovë, 14 nëntor - Në Universitetin e Tetovës u prezantua programi Fulbright Scholar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përfaqësuesi i kësaj Ambasade, z. Gazmend Ilazi, para studentëve dhe stafit akademik prezantoi bursat të cilat i ofron Ambasada e SHBA-ve.

Ai theksoi se ideja e prezantimit është që t’u mundësojmë studentëve informata nga dora e parë, pse duhet të aplikojnë dhe si shkon procedura e aplikimit dhe e zgjedhjes së kandidatëve, të cilët janë të interesaur t’i vazhdojnë studimet e tyre në një nga universitetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Për momentin  janë katër shpallje për aplikime për bursa të ndryshme. Ka një mundësi për studentët të cilët janë në vitit të parë dhe të dytë, që të bëjnë studime një semestrale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe mundësitë për studime pasuniversitare.

Bursa ka edhe për profesorë, në 7 institute amerikane dhe një mundësi tjetër është për nxënësit e shkollave të mesme, nga mosha 16 dhe 18 vjeçare.

Bursat që ofrohen nga Ambasada e SHBA-ve i imbulojnë të gjitha shpenzimet, duke filluar nga viza deri në biletën kthyese”, tha Gazmend Ilazi, pëfqësues i çështjeve edukative nga  Ambasada e SHBA-ve.  

Po ashtu, informacione shtesë për të gjitha këto bursa mund të gjeni edhe në ueb faqen  e Ambasadës: https://mk.usembassy.gov/, dhe po ashtu, disa nga këto bursa janë të shpallura edhe në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Repubikës së Maqedonisë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 15:58  | Xh.I. | 770 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
Bexheti: Peshorja e Taravarit është më e saktë në zgjedhje
« Video » Pas 6 vitesh, Ramkovski gjenë A1 në një katrahurë të vërtetë
« Raportet e mira Maqedoni - Bullgari » Bullgarët janë aleatë tradicional të shqiptarëve, Bullgaria shteti i vetëm ortodoks në Ballkan që ka njohur Kosovën
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.