Ja si është zgjidhur skandali mes Maqedonisë dhe Serbisë për agjentin serb
« Ruzhin për Zhurnal » Hap i guximshëm i Zaevit për të vizituar Beogradin, Vuçiç më herët simpati të hapur p..
Deputetët të shtunën në punë, Xhaferi cakton seancë për Kryeprokurorin e ri
Osmani: Nimic në dhjetor me një propozim të ri për emrin, ashtu janë pritjet
Mundësi për ndihmë financiare gjatë hapjes së vendeve të punës
mk_12.jpg

Shkup, 14 nëntor- Mundësitë për mbështetje financiare për hapje të vendeve të reja të punës përmes masave dhe programeve për sektorin afarist, në pjesën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, që janë pjesë e Planit operativ të programeve aktive dhe masave për punësim për vitin 2017, u prezantuan sot para përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Maqedonisë.

"Masat kanë të bëjnë me avancimin e mundësive për punë në këto ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe blerje të pajisjes, si dhe mbështetje për punësim të të rinjve deri në moshën 29 vjeç. Është shumë me rëndësi këto masa të promovohen drejtpërdrejtë para afaristëve sepse vetëm ashtu mund të realizojmë komunikim dhe të shohim nëse ata kanë rezerva të caktuara për të aplikuar për to", tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.

Shtoi se qëndrimet dhe mendimet e tyre do të ndihmojnë në krijimin e planit të ri operativ për punësim për vitin 2018.

Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Maqedoni, Luiza Vinton konsideron se ky takim është me rëndësi në mënyrë që të këmbehen mendime për atë se si të tejkalohet sfida me mungesën e fuqisë së kualifikuar  të cilën sektori afarist nuk mund ta sigurojë për ta kryer punën e vet, në kushte të, siç tha, papunësisë së lartë në vend.

Presim përgjigje kthyese nga afaristët, shtoi ajo, sepse kjo do të na ndihmojë t'i azhurnojmë masat të cilat i parashohim për vitin 2018 me të cilat do të trajtohet papunësia.

Drejtoresha operative e Organizatës së Odës, Elena Milevska Shtërbevska thotë se masat që sot u prezantuan, do të jenë, siç tha, nxitje për kompanitë për numër më të madh të punësimeve, numër më të madh të rinjsh dhe mundësim të klimës më të mirë afariste.

Konsideron se ato duhet të ndihmojnë në realizimin e prioriteteve të odës ekonomike të Maqedonisë për harmonizimin e ofertës dhe kërkesës së fuqisë punëtore dhe sigurim të fuqisë së kualifikuar punëtore për nevojat e punëdhënësve. Punësime të reja, sipas saj, janë të nevojshme në disa sektorë, si ai i tekstilit, i lëkurës dhe industrinë e përpunimit të metaleve, por edhe në veprimtarinë turistike.

Plani operativ për masa për punësim për këtë vit është 17 milionë euro, plus 2,2 milionë euro shtesë të siguruara me ribalancin e Buxhetit.

Për vitin e ardhshëm janë planifikuar 760 milionë denarë mjete shtetërore buxhetore, por ministrja Carovska paralajmëroi se do të ketë konsolidim të Planit operativ dhe në të do të kyçen të gjitha mjetet, buxhetore, por edhe nga donatorë të tjerë, organizata ndërkombëtare, me qëllim, siç tha, masat të japin rezultate më të mira, por edhe në fund të vitit të shihet se çfarë kanë qenë ato dhe nëse dhe si duhet të rishqyrtohen.

Për momentin në Maqedoni ka rreth 100 mijë kërkues aktiv të punës dhe 90 mijë pasiv.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 15:09  | L.E. | 571 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Harrojini dhimbjet e shpinës dhe nyjeve me këtë recetë
Deklarata e eurokomisarit Han për gjuhën shqipe jo diplomatike, barazia gjuhësore një ndër shtyllat kryesore të demokracisë
U nda me të fejuarin pak ditë përpara dasmës, Big Mama tregon arsyet
Ministria e Shëndetësisë publikon kandidatët për drejtor në spitale, ja emrat në të gjithë vendin
Një fshat në Zvicër ofron 70 mijë franga për të huajt që janë të gatshëm të jetojnë aty, të paktën për një dekadë!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.