Kryeministri dhe ministrat nesër për herë të parë do të përgjigjen në pyetjet e deput..
Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
VMRO-ja kundërshton rrënimin e përmendoreve të Projektit “Shkupi 2014”
shkupi 2014_1.jpg

Shkup, 14 nëntor - VMRO-DPMNE-ja kritikon politikat e qeverisë së Zoran Zaevit për ndalimin e punës dhe prishjen e projektit “Shkupi 2014”. Sipas tyre, LSDM po shkatërron figurat që përfaqësojnë etnitete të ndryshme, siç është ajo e Nënë Terezës. VMRO-DPMNE-ja thotë se me rikthimin e tyre në Qeveri, do të rindërtojnë atë që tani po i shkatërron LSDM-ja e Zoran Zaevit.

"Kjo është shenjë se Qeveria zhytet në mungesë të ideve ndërsa Maqedoninë e fut në një krizë ende më të thellë. Në rrethana të këtilla, është e pritshme që Qeveria e paaftë e Zaevit nuk po mundohet që t’i zgjidh problemet e vërteta por po merret me dekonstruktim e objekteve tanimë të ndërtuara dhe me pengim e ndërtimit të përmendores së Nënë Terezës e cila është krenari edhe e shqiptarëve edhe e maqedonasve. Gjithçka që Qeveria e paditur e LSD-së do të rrënojë në këtë periudhë, VMRO-DPMNE do e rindërtojë me rikthimin në Qeveri",  thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Grupi i punës për detektimin e pasojave nga ”Shkupi 2014” në kuadër të Ministrisë së Kulturës, po punon në përfundimin e elaborateve për të gjitha përmendoret e këtij projekti, të cilat më vonë do të dërgohen për shqyrtim në seancë qeveritare. Koordinatori i këtij grupi Mirosllav Gërçev thotë se deri tani në Ministrinë e Kulturës i kanë dorëzuar elaboratet për “Aleaksandrin”, “Qoseton” dhe përmendoren në ndërtim e sipër të “Nënë Terezës” ndërsa thotë se së shpejti pritet që t’i përfundojnë elaboratet edhe për përmendoret tjera. Ai insiston në paligjshmërinë e vendosjes së shumicës së përmendoreve, të parapara në projektin “Shkupi 2014”.

"Të gjithë ata përmendore, në një ose tjetër mënyrë, janë epilog i një krimi të cilën e ka kryer VMRO-DPMNE-ja për 11 vite me radhë. D.m.th. vet ata janë përmendore të krimit dhe të shkeljeve e shkatërrimit të shtetit të së drejtës. Ajo që sot duhet të ndodhë është që institucionet të fillojnë përsëri ta kryejnë punën e tyre", tha Mirosllav Gërçev, Koordinator i grupit punues për “Shkupi 2014”.

Ministri i kulturës Robert Alagjazovski, dje tha se pret raportin e grupit të punës për “Shkupin 2014” dhe më pas atë do ta kalojë për shqyrtim në Qeveri. Sipas tij, projekti Shkupi 2014 ka shkelur shumë procedura ligjore. Sipas rrjetit të gazetarisë hulumtuese BIRN, 33 milion euro janë shpenzuar nga Qeveria e kaluar për gjithsej 34 përmendore nga projekti “Shkupi 2014”.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 16:16  | Xh.I. | 826 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
Vrasje mes familjes së dhëndrit dhe nuses për emrin e fëmijës
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.