Ja si është zgjidhur skandali mes Maqedonisë dhe Serbisë për agjentin serb
« Ruzhin për Zhurnal » Hap i guximshëm i Zaevit për të vizituar Beogradin, Vuçiç më herët simpati të hapur p..
Deputetët të shtunën në punë, Xhaferi cakton seancë për Kryeprokurorin e ri
Osmani: Nimic në dhjetor me një propozim të ri për emrin, ashtu janë pritjet
Bomba e liderit të “Brexit”: BE e varur nga Sorosi, fondacioni i tij po shkatërron kombet
far-1-650x365.jpg

Ish-lideri i Partisë për Pavarësinë e Britanisë së Madhe dhe lideri i Brexit, Nigel Farage, deklaron se në një kohë që Rusia është akuzuar për financimin e fushatës së “Largimit të Britanisë nga BE”, donacioni i fundit i miliarderit George Soros që kap shifrën 18 miliardë dollarë për politikat pro-BE nuk ka qenë pjesë e shqyrtimeve.  “Ky është një bashkëpunim i vërtetë politik ndërkombëtar”, tha ai.

Duke folur në Parlamentin Europian në Strasburg të martën, Farage, u tha eurodeputetëve, se ai beson se kur bëhet fjalë për marrëveshjet e fshehta ndërkombëtare, “kërkojmë në vendin e gabuar”. Ai tha se ndikimi i Soros në Bruksel është “me të vërtetë i jashtëzakonshëm” duke shtuar “i frikësohem idesë se mund të shohim nivelin më të lartë të marrëveshjes së fshehtë ndërkombëtare dhe politike në histori”.

Farage, lideri i Grupit të Europës për Liri dhe Demokraci të Drejtpërdrejtë, beson se Soros ka shpenzuar miliarda në BE për të minuar shtetin kombëtar.

“Kur flasim për para offshore, kur flasim për subversion politik, kur flasim për bashkëpunime të fshehta, pyes veten nëse po shikojmë në vendin e duhur. Dhe unë e them këtë për shkak se George Soros, i cili kohët e fundit i dha “Shoqërisë së Hapur”, e cila sigurisht mbështet fushatat për lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe strukturat mbikombëtare si Bashkimi Evropian, 18 miliardë dollarë. Dhe ndikimi i tij këtu dhe në Bruksel është me të vërtetë i jashtëzakonshëm”.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 19:07  | T.E. | 895 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Harrojini dhimbjet e shpinës dhe nyjeve me këtë recetë
Deklarata e eurokomisarit Han për gjuhën shqipe jo diplomatike, barazia gjuhësore një ndër shtyllat kryesore të demokracisë
U nda me të fejuarin pak ditë përpara dasmës, Big Mama tregon arsyet
Ministria e Shëndetësisë publikon kandidatët për drejtor në spitale, ja emrat në të gjithë vendin
Një fshat në Zvicër ofron 70 mijë franga për të huajt që janë të gatshëm të jetojnë aty, të paktën për një dekadë!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.