BE dhe NATO do të ngelin "ëndërr" për Maqedoninë nëse nuk zgjidhen problemet kolektiv..
« Analizë » Pribe, kërkon vullnet politik për ta ndarë politikën nga gjyqësori
Arka shtetërore nga e hëna "hapet" në Parlament
Tajani: Integrimi i Ballkanit në BE është prioritet
Kryeministri propozon Visho Ajazi Likën ambasador në NATO, Ilir Meta vijon bllokadën ndaj kreut të ri të SHISH
foto_faqe_4_14.11.2017.jpg

Tiranë, 14 nëntor - Visho Ajazi Lika pritet të jetë ambasador i Shqipërisë në NATO. Pak ditë pasi dha dorëheqjen nga drejtimi i Shërbimit Informativ Shtetëror, ai është propozuar për ambasador. Propozimi është bërë nga kryeministri Edi Rama dhe i ka shkuar Presidentit Ilir Meta për të dhënë pëlqimin e tij. Duke qenë se Meta pak ditë më parë shprehu konsiderata të larta për Visho Likën, atëherë me shumë gjasë do të pranojë propozimin e Ramës. Ky veprim i qeverisë shton akoma dhe më tej tymnajën e dorëheqjes së tij. Nga njëra anë një propozim i tillë rrëzon të gjitha pretendimet e Sali Berishës dhe të Lulzim Bashës se Visho Ajazi Lika u dorëhoq pas presioneve. Fakti që ai propozohet në një post të tillë tregon marrëdhëniet e mira me qeverinë. Por nga ana tjetër, ngre dhe një tjetër hije dyshimi. Visho Ajazi Lika u dorëhoq sepse në një takim të NATO humbi një tablet me sekrete shtetërore. Por fakti që ai shkon ambasador aty, nuk përjashton mundësinë që ky aparat të ketë rënë në dorë të përfaqësuesve të NATO dhe ata e duan pranë vetes. Megjithatë ende nuk ka diçka zyrtare për të treguar se përse Rama vendosi të emërojë Visho Likën dhe të largojë Leonard Demin nga ky post. Nga ana tjetër, Shërbimi Informativ Shtetëror vijon të mbetet pa kryetar. Presidenti Ilir Meta nuk e ka dekretuar ende emrin e Helidon Bendos. Rama propozoi emërimin e tij në krye të SHISH pas largimit të Visho Likës, por Meta ende nuk ka marrë një vendim duke provokuar konflikt me shefin e qeverisë. Edhe pse Bendo është aktualisht ai që drejton institucionin sepse është nënkryetar, fakti që dekretimi zvarritet tregon një lloj krisje në marrëdhëniet Rama-Meta. Nga ana tjetër, gazeta u interesua pranë Presidencës dhe mësohet se Meta është duke kryer verifikime mbi Bendon, pasi po njihet me karrierën dhe formimin e tij. Më pas do të ketë një vendim nëse pranohet apo jo.

Dorëheqja e Visho Likës

Pak kohë më parë gazeta zbardhi arsyet që sollën dorëheqjen e Visho Likës nga drejtimi i SHISH. Muaj më parë ai ka zhvilluar një vizitë pune në Bruksel, ku është takuar me personalitete të rëndësishme të NATO. Vetë SHISH ka pajisur krerët dhe zyrtarët e institucionit me tableta elektronike, ku mbahen të dhëna dhe informacione nga më të ndryshmet, sa i takon operacioneve, identiteteve të personave të caktuar dhe gjithçka tjetër që lidhet me funksionet e shërbimit apo politikën vendase. Kur Visho Lika ka bërë vizitën në Bruksel në kuadër të konferencave të NATO, ai e ka pasur me vetë tabletin. Burimet thanë se këto tablete janë të regjistruara në inventarin e pajisjeve dhe është pronë e institucionit. Për këtë arsye çdo person që e mban do të duhet të përgjigjet për të. Por kur Visho Lika është kthyer nga Brukseli, ka deklaruar se e ka humbur këtë tablet. Sipas tij, tableti është zhdukur gjatë kohës që ai e kishte lënë në hotel, por pa dhënë sqarime se kush mund ta kishte marrë. Por duke qenë se bëhet fjalë për një pajisej që përdorte kreu i SHISH, aty ka pasur jashtëzakonisht shumë informacione të kategorizuara “Sekret” dhe “Tepër Sekret”. Nuk ka detaje të sakta mbi përmbajtjen e materialeve, por burimet thanë se aty ka pasur të dhëna për individë të caktuar, agjentë të SHISH, politikanë, grupe kriminale e terroriste, por dhe të dhëna për Shqipërinë. Ky tablet dyshohet se mund të ketë rënë në duar të agjencive apo individëve të huaj dhe marrja e materialeve sekrete prej tyre rrezikon sigurinë kombëtare dhe emrat që përmenden aty.


/Agjensia e Lajmeve Sot News/

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 09:14  | Xh.I. | 324 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Tragjedi e rëndë në Tetovë, vdes një vajzë e vogël
U nda me të fejuarin pak ditë përpara dasmës, Big Mama tregon arsyet
Një fshat në Zvicër ofron 70 mijë franga për të huajt që janë të gatshëm të jetojnë aty, të paktën për një dekadë!
Ministria e Shëndetësisë publikon kandidatët për drejtor në spitale, ja emrat në të gjithë vendin
A flet deklarata e Ziadin Selës që ASH ka humbur Ministrinë e Shëndetësisë?!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.