BE dhe NATO do të ngelin "ëndërr" për Maqedoninë nëse nuk zgjidhen problemet kolektiv..
« Analizë » Pribe, kërkon vullnet politik për ta ndarë politikën nga gjyqësori
Arka shtetërore nga e hëna "hapet" në Parlament
Tajani: Integrimi i Ballkanit në BE është prioritet
Bob Geldof do të rikthejë dekoratën që ndan me Suu Kyi
thumbs_b_c_77d7b0ea127ef876873d2ebdeb75896d.jpg

Këngëtari irlandez, Bob Geldof, ka njoftuar se do të rikthejë çmimin e "Dekoratës së Lirisë së Dublinit" me arsyetimin se nuk dëshiron të ndajë të njëjtin çmim me ministren e jashtme dhe drejtuesen e shtetit të Mianmarit, Aung San Suu Kyi, transmeton Anadolu Agency (AA).

 

Në lidhje me Aung San Suu Kyi, në një deklaratë me shkrim Geldof është shprehur se "Lidhja e saj me qytetin tonë na turpëron të gjithëve. Ne nuk duhet të kemi asnjë punë me atë. Ne atë e kemi nderuar, ndërsa ajo na turpëron."

 

Pasi ka bërë të ditur se do të rikthejë çmimin e "Dekoratës së Lirisë së Dublinit" i cili i është dhënë edhe Aung San Suu Kyi, këngëtari Geldof ka bërë vlerësimin se "Nuk dëshiroj aspak të kem lidhje me një person që ka lënë muslimanët e Arakanit të përballen me spastrim etnik."

 

Ndër të tjera Geldof ka shtuar se ai mund ta pranojë përsëri këtë dekoratë nëse Këshilli i Bashkisë së Dublinit ia anulon dekoratën Suu Kyi.

 

Edhe Këshilli i Bashkisë së Oxfordit muajin e kaluar kishte vendosur t'ia rimerrte "Dekoratën e Lirisë Oxford", dhënë Aung San Suu Kyi. Gjithashtu edhe portreti i Suu Kyi që ekspozohej në Universitetin Oxford ku ajo ka qenë studente gjatë viteve 1964-1967 u vendos në depo pasi u hoq nga vendi ku ekspozohej.

 

Mijëra muslimanë të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti e deri tani si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pretendon se është duke luftuar me militantë të armatosur. Shumica e afërsisht 2 milionë muslimanëve të Arakanit të cilët që prej vitit 1970 përballen me sulme sistematike etnike në Mianmar janë strehuar në vendet fqinje.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 09:07  | Z.H. | 508 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Tragjedi e rëndë në Tetovë, vdes një vajzë e vogël
U nda me të fejuarin pak ditë përpara dasmës, Big Mama tregon arsyet
Një fshat në Zvicër ofron 70 mijë franga për të huajt që janë të gatshëm të jetojnë aty, të paktën për një dekadë!
Ministria e Shëndetësisë publikon kandidatët për drejtor në spitale, ja emrat në të gjithë vendin
A flet deklarata e Ziadin Selës që ASH ka humbur Ministrinë e Shëndetësisë?!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.