Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
Kontrolle të rrepta për policinë e burgjeve, në procedur ndryshime ligjore
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA hedh poshtë akuzat se ka gënjyer ligjvënësit
170111-pol-sessions-hearing-jpg-crop-promo-xlarge2_1510692658-2095220.jpg

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Jeff Sessions hodhi poshtë të martën akuzat se ai kishte gënjyer ligjvënësit gjatë një dëshmie të mëparshme në të cilën kishte thënë se nuk kishte dijeni për ndonjë kontakt mes ekipit zgjedhor të Donald Trump dhe operativëve rusë vitin e kaluar.

Sessions i tha Komisionit Juridik në Dhomën e Përfaqësuesve se nuk i kujtohej një takim i vitit 2016 me ndihmësin e fushatës Trump, George Papadopoulos, i cili i kishte folur për kontaktet e tij me njerëz që thoshin se mund të organizonin një takim midis zotit Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin, ndërkohë që njoftimet e medias thoshin se ishte vetë zoti Sessions që e kishte kryesuar takimin.

 

"Në gjithë dëshminë time, unë vetëm mund të përpiqem me sa mundem për t'iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja ashtu siç i kuptoj dhe me aq sa më lejon kujtesa. Por nuk do t’i pranoj dhe i refuzoj akuzat se kam gënjyer ndonjëherë," tha ai.

 

Që nga paraqitja e tij e fundit përpara një komisioni të Kongresit në mes të tetorit, media njoftoi se Papadopulos ishte deklaruar fajtor në fillim të tetorit se kishte gënjyer agjentët federalë që hetonin lidhjet e fushatës Trump me Rusinë.

 

Në seancën e tij të konfirmimit në janar për t'u bërë prokuror i përgjithshëm, posti më i lartë i zbatimit të ligjit në SHBA, Sessions tha se ai nuk ishte në dijeni të komunikimit midis fushatës Trump dhe Rusisë, por më vonë e pranoi se ai vetë ishte takuar me ambasadorin e atëhershëm rus në Uashington, Sergei Kislyak. /VOA/

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.11.2017, 09:11  | Z.H. | 193 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
« Lajmi i fundit » Të shtëna me armë në Çair, vritet një person e plagoset një tjetër
Mblidhet kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.