Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
« INSIDE » “Ku është shtabi i xhihadistëve në Maqedoni?”
Zaev: Qytetarët do të marrin përgjigje për “Sopotin”, “Monstrën”, “Lagjen e Trimave, ..
« Analistët » "Tvrdokornat" të revoltuar ndaj VMRO-së sepse kjo parti nuk formoi Qeverinë
« SKANDAL DIPLOMATIK » Ambasadori nga Maqedonia në Danimarkë, Naim Memeti kërcënon me jetë një grua dhe fëmijët e saj! (VIDEO)
KERCNOHET.jpg

Shkup, 9 nëntor - Në Agjencinë e Lajmeve Zhurnal një grua shqiptare kosovare, e cila jeton në shtetet skandinave, ka denoncuar një rast tronditës "skandaloz" se si Ambasadori aktual nga Maqedonia në Danimarkë, Naim Memeti e keqpërdor detyrën e tij, duke ushtruar dhunë, kërcënime dhe shantazhe banorëve ku ai ushtron funksionin e tij si Ambasador.

Ky rast i denoncuar tregon se si Ambasadori i Republikës së Maqedonisë që ushtron funksionin e tij Ambasador dhe përfaqëson shtetin tonë në vendet e huaja, në vend se ti kryej obiligimet e veta diplomatike dhe të ngrit vlerën e shtetit dhe të ngrit imazhin e shtetit në mënyrën më të mirë, ai keqpërdor funksionin e tij duke ushtruar dhunë, kërcënime dhe shantazhe banorëve "grave" në shtetet ku ai ushtron funksionin e tij si Ambasadorit.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal, ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me gruan në fjalë e cila ka denoncuar rastin në Zhurnal, por për momentin dëshiron të mbetet anonim për shkaqe të arsyes së sigurisë.

Ajo në intervistën ekskluzive për Zhurnal, e cila do të shpaloset ditëve në vijim dëshiron ta alarmon Ministrin e Punëve të Jashtme, si dhe Presidentin e shtetit të Maqedonisë, z. Ivanov që pas publikimit të intervistës së plotë të ndërmeren masa urgjente, për të zbardh rastin e plotë, si dhe të merren masa ndaj Ambasadorit aktual nga Maqedonia, z.Naim Memeti.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal lidhur me çështjen në fjalë tentoi të kontaktoj edhe me ambasadori nga Maqedonia në Danimarkë z.Naim Memeti, por ai është i pakapshëm për sqarime për rastin në fjalë.

Zhurnal ditëve në vijm do ta shpalosë, intervistën EKSKLUZIVE me rrëfime tronditëse nga gruaja që ka denoncuar rastin në fjalë.

Ndryshe Ambasadori i autorizuar i Maqedonisë në Mbretërinë daneze, Naim Memeti është një jurist nga Tetova i cili një kohë të gjatë ka punuar në qeverinë e Maqedonisë, dhe vjen nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.11.2017, 09:22  | B.M. | 24,762 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
Bexheti: Peshorja e Taravarit është më e saktë në zgjedhje
« Video » Pas 6 vitesh, Ramkovski gjenë A1 në një katrahurë të vërtetë
« Raportet e mira Maqedoni - Bullgari » Bullgarët janë aleatë tradicional të shqiptarëve, Bullgaria shteti i vetëm ortodoks në Ballkan që ka njohur Kosovën
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.