Deklarata e eurokomisarit Han për gjuhën shqipe jo diplomatike, barazia gjuhësore një..
Sela: Ministri i Shëndetësisë duhet ti takojë Aleancës
VMRO 50, LSDM 5 dhe Besa me 2 amandamente për ligjin e gjuhëve
Për 10-vjetorin e ITSHKSH-së promovohet pulla me portretin e Faik Konicës
Beçev: Ballkani dhe Maqedonia nuk janë prioritet për Moskën
133964807.jpg

Shkup, 15 nëntor - Ballkani dhe Maqedonia nuk janë prioritet për Moskën. Por, ky rajon çdoherë është karakterizuar me jostabilitet dhe paraqet pikë të dobët në sistemin euroatlantik të sigurisë, ndërkaq Rusia këtë e shfrytëzon dhe realizon një lloj presioni, thotë Dimitar Beçev, ekspert për Rusinë, hulumtues në Qendrën për studime sllovene dhe euroaziatike në Universitetin në Karolinën Veriore, dhe bashkëpunëtor në Këshillin atlantik në Uashignton.

"Nga ana tjetër, Moska konsideron se Perëndimi po përzihet në sferën e tij të ndikimit, në vende si Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina, dhe aksionet e saj në Ballkan janë përgjigje ndaj rolit të shtuar të qendrave perëndimore në këto vende. Megjithatë, Moska nuk ka ndonjë strategji afatgjate në rajon dhe vetëm e shfrytëzon dobësinë e Perëndimit, u bën problem faktorëve perëndimor dhe parandalon zgjerim të institucioneve euroatlantike. Për Rusinë, Ballkani nuk është ndonjë prioritet dhe Moska këtu nuk investon mjete të tilla si në Ukrainë apo në Siri, për shembull. Por, nga ana tjetër, në këto vende shumë më lehtë mund të ndikojë sepse disponimi antiperëndimor këtu është shumë më i shprehur", thotë Beçev.

Beçev në intervistë flet edhe për pompozitetin medial që u ngrit rreth thënieve për kërcënime për jetë të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev.

"Lidhur me kinse informatën për atentat dhe tërë punën me ndikimin rus në Maqedoni, kjo është temë mjaft e errët. Nga zbulimi i Maqedonisë ndoshta kanë ndonjë informatë, por pyetja është nëse do të zbardhen. Ne nuk e dimë me çfarë resurse disponojnë rusët në Shkup apo çfarë planesh kanë. E dimë vetëm se është rritur personeli i ambasadës ruse dhe ky është indikator. Nuk dihet nëse kanë pasur ndonjë angazhim me qeverinë e kaluar dhe nëse kanë luajtur ndonjë lojë. Është e dukshme se establishmenti politik në Maqedoni nuk din gjëra konkrete për Rusinë. Dhe kur animoziteti ndaj institucioneve perëndimore rritet, ata çdoherë shohin alternativë në Rusinë. Ky është mekanizmi që punon në Ballkan. Si edhe në Serbi dhe Mal të Zi, ashtu edhe në Maqedoni dhe Bullgari, thotë Beçev në intervistën për MIA-n që do të publikohet ditëve në vijim. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.11.2017, 09:19  | Z.H. | 613 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Tragjedi në Tetovë: 25-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga çatia e shtëpisë (Foto)
Harrojini dhimbjet e shpinës dhe nyjeve me këtë recetë
Mihrije Braha votoi, po a e dini me çfarë veshje shkoi atje? (Foto)
Gruevski: Do të kthehen të gjitha përmendoret të cilat do të rrënohen ose dislokohen
Bleona e shtrirë në shtrat, por ja kush është pranë saj (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.