Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
« INSIDE » “Ku është shtabi i xhihadistëve në Maqedoni?”
Zaev: Qytetarët do të marrin përgjigje për “Sopotin”, “Monstrën”, “Lagjen e Trimave, ..
« Analistët » "Tvrdokornat" të revoltuar ndaj VMRO-së sepse kjo parti nuk formoi Qeverinë
Tevdovski: Pezullohet Këshilli për furnizime publike (PLT)
133946264_1.jpg

Shkup, 3 nëntor - Qeveria do ta pezullojë Këshillin për furnizime publike përmes propozimit me procedurë të shkurtuar. Pritet që Këshilli të ndërpresë së funksionuari nga dhjetori i këtij viti.

Kjo është një nga reformat në sistemin për furnizime publike që i paralajmëroi sot ministri i Financave Dragan Tevdovski në debatin "Reforma në sistemin për furnizime publike".

Pezullimi, siç u theksua, është për arsye se me vendosjen e tij furnizimet publike janë bërë më të komplikuara dhe se janë zhvilluar në afat më të gjatë. Mbështetje për reforma janë shprehur nga BE-ja dhe sektori qeveritar.

Në kuadër të reformave është paraparë edhe miratimi i ligjit të ri për furnizime publike deri në tetor të vitit të ardhshëm.

Ligji për furnizime publike është miratuar në vitin 2017, por me ndryshimet e bëra pastaj, sipas pjesëmarrësve në debat, është vështirësuar zbatimi i tij, ndërsa sistemi për furnizime publike u bë më më i largët nga direktivat e BE-së.

"Furnizimet publike zbatohen vështirë, kanë barriera të shumta burokratike të pajustifikueshme, të cila jo vetëm që nuk kontribuojnë që të parandalohen keqpërdorimet e mundshme, por sjellin deri në bllokim të institucioneve dhe i pengojnë në funksionimin e tyre," tha ministri Tevdovski dhe shtoi se përmes reformave do të miratohet ligj i ri modern për furnizime publike konform direktivave evropiane.

Ligji për furnizime publike tashmë përgatitet nga ana e Byrosë për furnizime publike. Drejtori Gjorgji Gjorgjievski paralajmëroi se deri në fund të vitit prite të përgatitet projekt tekst i ligjit, i cili do të shkojë në debat publik, për t'u miratuar në tetor të vitit të ardhshëm.

Për pezullimin e Këshillit për furnizime publike theksoi se ai nuk e ka plotësuar detyrën e dhënë dhe paraqet frenim për furnizimet publike. sqaroi se nëse një nga furnizimet publike duhet të përfundojë për 20 ditë, në praktikë kalohet periudhë më e gjatë.

Pesë anëtarëve të Këshillit u përfundon mandati dhe Qeveria nuk planifikon t'i vazhdojë, ndërsa të punësuarit në Këshill do të sistemohen përmes Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Mbështetje për reformat, si dhe për pezullimin e Këshillit për furnizime publike është shprehur edhe nga Delegacioni i BE-së, sektori joqeveritar dhe SIGMA OECD.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 03.11.2017, 14:38  | Z.H. | 421 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
Bexheti: Peshorja e Taravarit është më e saktë në zgjedhje
« Video » Pas 6 vitesh, Ramkovski gjenë A1 në një katrahurë të vërtetë
« Raportet e mira Maqedoni - Bullgari » Bullgarët janë aleatë tradicional të shqiptarëve, Bullgaria shteti i vetëm ortodoks në Ballkan që ka njohur Kosovën
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.