Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
Kontrolle të rrepta për policinë e burgjeve, në procedur ndryshime ligjore
AMERIT: Ndryshime të pashmangshme në tranport nga rritja e akcizës për naftën
133874584.jpg

Shkup, 3 nëntor - Pas paralajmërimit për rritjen e akcizës për naftën është e nevojshme një analizë e hollësishme për ndikimin, por në mënyrë të pashmangshme do të ketë ndryshime në transportin,  vlerësuan sot nga Bashkësia e Interesit Afarist për transport rrugor Komunikacioni i Maqedonisë  - AMERIT.

"Është e nevojshme analizë e hollësishme për atë dhe si do të jetë ndikimi, duke e marrë parasysh faktin se ndryshimi nuk do të ndikojë vetëm në transportin. Ne jemi në koordinim të vazhdueshëm me anëtaret tona dhe me   dhe në mënyrë të zgjuar do t'i ndjekim proceset të cilat do të ndodhnin me këtë ndryshim. Në përgjithësi, pritja është se ndryshim në transportin rrugor në mënyrë të pashmangshme do të ketë", thonë për MIA-n nga  MPB nga BIA "Komunikacioni i Maqedonisë".

Ministri i Financave Dragan Tevdovski dje, duke e prezantuar Propozim buxhetin për vitin 2018, tha se që nga 1 janari, Qeveria planifikon të rrisë akcizën për naftën për tre denarë.

Me rritjen e akcizës dhe llogaritja e TVSH-së  çmimi i naftës do të jetë më i lartë për 3,5 denarë, por sipas Tevdovskit edhe me këtë rritje të çmimeve të naftës në Maqedoni do të mbetet më të ulëta në rajon.

Arsye për rritjen janë rekomandimet e BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe zvogëlimin e ndotjes.

Efekti i pritshëm i rritjes së akcizës në Projekt-buxhetin për vitin 2018 do të jetë 1,6 miliardë denarë dhe nga TVSH-ja 350 milionë denarë dhe të hyra shtesë për Ndërmarrjen Publike për rrugë shtetërore.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 03.11.2017, 14:44  | Z.H. | 477 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
« Lajmi i fundit » Të shtëna me armë në Çair, vritet një person e plagoset një tjetër
Mblidhet kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.