Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
« INSIDE » “Ku është shtabi i xhihadistëve në Maqedoni?”
Zaev: Qytetarët do të marrin përgjigje për “Sopotin”, “Monstrën”, “Lagjen e Trimave, ..
« Analistët » "Tvrdokornat" të revoltuar ndaj VMRO-së sepse kjo parti nuk formoi Qeverinë
"Problemet reale në shoqëri, mundësitë më reale të biznesit"
biz_6.jpg

Shkup, 3 nëntor- Biznesi do të fillojë të luajë rol të madh në zgjidhjen e problemeve sociale, ndërsa problemet reale në shoqëri janë mundësitë më të mëdha të biznesit, tha Gib Bulok nga Skocia, themelues i "Аccenture Development Partnership" në Forumin e sotëm të kompanive të mira në Shkup.

Ai ka krijuar ndërmarrje sociale brenda në kompaninë e madhe "Accenture" ku punon, ndërsa idenë për këtë e ka marrë para 17 viteve, kur ka punuar në Maqedoni në mbështetje të ndërmarrjeve të voglave dhe të mesme.

"Maqedonia në shkallë të madhe e ka ndërruar karrierën time dhe jetën time. Këtu zbulova anë ndryshe të biznesit, aspektin e tij social. Pasi kalova një vit në Maqedoni duke punuar me biznese të vogla, jam kthyer në kompaninë ku kam punuar dhe kam tentuar të krijojë organizim pa përfitim brenda në një kompani të madhe globale konsultative 'Аccenture'", thotë Bulok.

Ambasadori holandez në vend, Vauter Plomp theksoi se forumi i mbledh në një vend kompanitë e mira, të cilat janë shembull pozitiv për përgjegjësinë shoqërore në Maqedoni.

Banka Botërore për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH), partner i Forumit, e potencoi rëndësinë e Strategjisë së tyre për përparimin e barazisë gjinore.

Forumi i sivjetëm është titulluar "Partneritete për impakt shoqëror", ndërsa një pjesë e çështjeve që i trajton janë nëse konteksti global e ridefinon "udhëheqësinë e mirë", këtë herë në relacion me sfidat sociale-ekonomike dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe si kompani të Maqedonisë ta rrisin konkurrencën në nivel global.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 03.11.2017, 15:28  | L.E. | 422 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
Bexheti: Peshorja e Taravarit është më e saktë në zgjedhje
« Video » Pas 6 vitesh, Ramkovski gjenë A1 në një katrahurë të vërtetë
« Raportet e mira Maqedoni - Bullgari » Bullgarët janë aleatë tradicional të shqiptarëve, Bullgaria shteti i vetëm ortodoks në Ballkan që ka njohur Kosovën
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.