Kryeministri dhe ministrat nesër për herë të parë do të përgjigjen në pyetjet e deput..
Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Një pjesë e sindikatave reagojnë në rritjen e pagave për propozim buxhetin për vitin 2018
pagaa_1.jpg

Shkup, 3 nëntor- Një pjesë e sindikatave sot kanë reaguar që me  Projekt-buxhetin për vitin 2018 është paraparë rritje të pagave prej pesë për qind vetëm për të punësuarit në arsim, mbrojtje dhe shëndetësi.

Nga Sindikata e Pavarur e Qendrave Klinike përmes një kumtese theksojnë se propozim buxheti për vitin 2018  për rritjen e pagave në shëndetësinë publik me pesë për qind është i papranueshëm dhe paraqet stimulim shtesë për mjekët, infermierët dhe personelin tjetër të punësuar në institucionet shëndetësore publike.

Sipas Sindikatës të OJSHQ-së, rritja e pjesshme e pagave krijon revoltë dhe pakënaqësi te veprimtaritë tjera në sektorin publik, siç janë administrata publike, shërbimi gjyqësori dhe prokurorisë publike. Nga kjo sindikatë theksojnë se pagat e shërbimit të gjykatës dhe prokurorisë jo vetëm që nuk janë rritur në vitet e fundit, por edhe u është shkelur e  drejta ligjore e pagesës të kompensime të pagave.

Sindikata e Policisë së Maqedonisë në kumtesë përkujton se nuk janë realizuar dy harmonizime e tjera prej nga pesë për qind për të punësuarit në Ministrisë e Punëve të Brendshme dhe kërkon nga Qeveria të tregojë nëse ato do të realizohen me pagesën e pagës të dhjetorit në janar të vitit të ardhshëm.

Sindikata e Kulturës e përshëndeti vendimin e Qeverisë për rritjen pagave në mbrojtje, shëndetësi dhe arsim, por përkujtojnë se bartësit e veprimtarisë të kulturës marrin paga më të ulëta nga neto paga në shtet. Në kumtesë, Sindikata thekson se në kulturë formalisht ekziston marrëveshje e përgjithshme kolektive nga viti 2005, por ai në praktikë nuk zbatohet në praktikë,për ç'arsye kërkojnë përgatitje të një ligji të ri për kulturë dhe marrëveshje të re kolektive sipas shembullit të vendeve të shteteve perëndimore evropiane.

Sindikatat kërkojnë takim me kryetarin e Qeverisë të Maqedonisë, ministrin e Financave dhe ministrat dikasterial.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 03.11.2017, 15:51  | L.E. | 1,015 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Gjendet një trup i pajetë në Gërçec
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.