BE dhe NATO do të ngelin "ëndërr" për Maqedoninë nëse nuk zgjidhen problemet kolektiv..
« Analizë » Pribe, kërkon vullnet politik për ta ndarë politikën nga gjyqësori
Arka shtetërore nga e hëna "hapet" në Parlament
Tajani: Integrimi i Ballkanit në BE është prioritet
Tanasoski: Kompanitë ta përfundojnë më shpejtë procedurën doganore dhe me më pak dokumente
133947809.jpg

Shkup, 4 nëntor - Më pak dokumente dhe përfundim më të shpejtë të procedurave doganore, paralajmëron drejtori i Drejtorisë së Doganave, Gjoko Tanasoski në intervistë për MIA-n.

"Një nga prioritetet strategjike për ne dhe Ministrinë e Financave është përmirësimi dhe thjeshtësimi i legjislaturës doganore, me qëllim të lehtësimit të punës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të konkurrencës dhe eksportit. Pjesë më e madhe e legjislaturës së re doganore do të jetë Ligji i ri doganor që do të harmonizohet me Ligjin e ri doganor të Unionit që filloi të zbatohet prej vitit 2016", thekson Tanasoski.

Ai thekson se një pjesë e ndryshimeve do të çojnë drejt thjeshtësimit të procedurave doganore, që do ta lehtësojë punën e kompanive të vogla dhe të mesme, do ta përmirësojë konkurrencën e tyre dhe do t'u ndihmojë në mënyrë efikase të kyçen në zinxhirët global të tregtisë.

Rregullativa e re doganore, përveç që do të thjeshtësohet, do t'i përmbajë edhe tre shtyllat e domosdoshme për integrim më të mirë të ekonomisë së Maqedonisë në rrjedhat globale - do të jetë transparente, e harmonizuar dhe standardizuar.

Ajo që tani, në fillim, mund të paralajmërohet është numri më i vogël i dokumenteve dhe përfundim më i shpejtë i procedurave doganore, thotë në intervistë drejtori i Drejtorisë së Doganave duke cekur se prej vitit 2018 do të vendoset softuer i ri për përpunim të deklaracioneve doganore që duhet të kontribuojë drejt përmirësimit të dukshëm dhe lehtësimit të punës doganore dhe vendosjes së ambientit doganor pa letra që duhet t'i integrojë në vete edhe sistemin për editim elektronik të lejeve për import dhe eksport.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 04.11.2017, 11:20  | T.E. | 442 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Tragjedi e rëndë në Tetovë, vdes një vajzë e vogël
U nda me të fejuarin pak ditë përpara dasmës, Big Mama tregon arsyet
Një fshat në Zvicër ofron 70 mijë franga për të huajt që janë të gatshëm të jetojnë aty, të paktën për një dekadë!
Ministria e Shëndetësisë publikon kandidatët për drejtor në spitale, ja emrat në të gjithë vendin
A flet deklarata e Ziadin Selës që ASH ka humbur Ministrinë e Shëndetësisë?!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.