Kryeministri dhe ministrat nesër për herë të parë do të përgjigjen në pyetjet e deput..
Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Aksident tragjik: Humb jetën shqiptarja 19-vjeçare nga Maqedonia (Foto)
vdesss_2.jpg

Një aksident fatal ka ndodhur në rrugën „Hendschikerstrasse“ në Lenzburg të Kantonit Aargau. Mbrëmjen e së hënës, një pensionist zviceran 8o-vjeçar, me veturën e vet e ka goditur pa frenuar fare shqiptaren nga Maqedonia, Elida Osmani (19).

Vajza e re ka qenë duke kaluar nëpër vendkalimin e rregullt për këmbësorë, kur paprtimas e godet zvicerani 80-vjeçar. Nga goditja e fuqishme, vajza tashmë e ndjerë është shtyrë për disa metra në asfalt, duke pësuar lëndime të rënda trupore dhe në kokë. Pas arritjes së ekipit të shpëtimit në vendngjarje, ajo nuk ka qenë e aftë të flasë, shkruan „Blick“, përcjellë „Shtegu.com“. Pas pak kohësh, praktikantja e Migrosit nuk u mbijetoi plagëve të marra.

Për familjen shqiptare jeta më nuk ka kuptim. I vetmi që mund të shqiptojë ndonjë fjalë është kushëriri i saj, Bedri Asani (34) i cili me lot në sy pohon: „Ishte aq vajzë e lumtur. Buzëqeshja e saj do të mbetet e pavdekshme!“. Shqiptari nga Maqedonia më pas rrëfen: „Elida ishte duke u kthyer në shtëpi me autobus nga vendi i saj i praktikës, nga Migrosi në Cyrih. Paraprakisht ajo ka biseduar në telefon me nënën e saj dhe i kishte thënë se së shpejti do të kthehet në shtëpi“.
Por, atje nuk arriti asnjëherë, familja kot e priti. „Babai i saj i brengosur, shkoi për ta kërkuar dhe në stacionin e autobusëve kishte vërejtur ekipet e shpëtimit. Menjëherë i shkoi mendja te më e keqja. Ai vrapoi në vendngjarje dhe për herë të fundit e mori Elidën në përqafim“.
Ekipet e shpëtimit u munduan me çdo kusht ta shpëtojnë vajzën e re, por pa sukses. Ajo ndërron jetë në ora 01.19 në spital. „Prindërit e Elidës janë buzë greminës. Aktualisht janë nën ndikim të konsumimit të medikamenteve. Elida ka edhe një vëlla, i cili gjithashtu është tronditur nga ngjarja“, përfundon kushëriri.

Vozitësi i automjetit është rrëqethur nga ngjarja, ndërsa policia zvicerane është duke hetuar rastin. Ndaj pensionistit zviceran është urdhëruar kontrolli i gjakut dhe urinës, por edhe i është konfiskuar patenta e shoferit.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 07.11.2017, 16:12  | L.E. | 41,780 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
Vrasje mes familjes së dhëndrit dhe nuses për emrin e fëmijës
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.