Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
Kontrolle të rrepta për policinë e burgjeve, në procedur ndryshime ligjore
Shmangia e taksave, Apple, “inovatore” në këtë fushë
app_37.jpg
Loading...

Kompania më fitimprurëse në botë ka një strukturë të re sekrete që i mundëson të vazhdojë të shmangë miliarda dollarë në taksa.

Dokumentet e skandalit “Paradise Papers”, shumica e të cilave ende nuk janë shqyrtuar, tregojnë se si Apple shmangu operacionin e vitit 2013 ndaj praktikave të saj të dyshimta të taksave në Irlandë, duke kërkuar një parajsë fiskale.

BBC, një nga mediat që po shqyrton mes miliona dokumenteve të “Paradise Papers” thonë se Apple transferoi shumicën e parave të saj të pataksuara që mban jashtë vendit dhe që llogariten në 252 miliard dollarë, në ishullin autonom të Xhersit në kanalin britanik.

Dokumentet tregojnë se Apple, deri në vitin 2014, kishte shfrytëzuar një boshllëk në ligjet e taksave në SHBA dhe Irlandë, transmeton tch. Kjo i mundësoi kompanisë që të kanalizonte të gjitha shitjet jashtë Amerikës, aktualisht 55% e të ardhurave, përmes filialeve të saj në Irlandë që nuk i përkasin asnjë vendi nga pikëpamja e taksave, duke mos paguar thuajse asgjë.

Në vend që të paguante taksën prej 12,5% në Irlandë dhe 35% në SHBA, struktura sekrete e krijuar nga Apple ndihmoi që të reduktonte tatimfitimin për shitjet jashtë SHBA në 5% të totalit, që në disa vite u ul edhe nën 2%.

Vetë komisioni evropian llogariti se në një prej këtyre viteve, tatim fitimi për kompanitë e Apple në Irlandë ishte vetëm 0.005%. Apple i ka kundërshtuar këto pretendimet dhe thotë se struktura e re nuk ka ulur taksat që kompania paguan dhe se Appel mbetet taksapaguesi më i madh në botë.

Ekspertët ndërkohë thonë se ndërsa evazioni fiskal është krim, shmangia e taksave përmes mjeteve ligjore dhe parajsave fiskale është e ligjshme dhe i takon politikbërësve që të mbyllin boshllëqet në ligje.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 07.11.2017, 09:56  | L.E. | 510 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
« Lajmi i fundit » Të shtëna me armë në Çair, vritet një person e plagoset një tjetër
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
Mblidhet kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.