Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
Kontrolle të rrepta për policinë e burgjeve, në procedur ndryshime ligjore
Figura shqiptare më e shquar në Uashington “Faik Konica – Dritëhijet e një Diplomati” u promovua në Prishtinë (Foto)
figuraq.jpg
Loading...

Autori Agron Alibali sot ka promovuar librin e tij “Faik Konica – Dritëhijet e një Diplomati” në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, shkruan KultPlus. Ky libër është nderuar me çmim nga Federata Panshqiptare Vatra – The Hearth ndërsa është mirëpritur edhe përuruar më parë edhe në Bibliotekën e Kongresit në SHBA dhe në Bibliotekën Kombëtare në Shqipëri.

 

Libri “Faik Konica – Dritëhijet e një Diplomati” bazohet në arkivën e legatës shqiptare në SHBA, në tërë praktikën diplomatike dhe konsullore të legatës së Konicës. Ky libër voluminoz i përberë nga hedh dritë të veçantë mbi veprimtarinë diplomatike dhe juridike të Konicës. Kjo vepër u cilësua si rezultat i një punë shumë të gjatë, në konsultim me arkivat e Shqipërisë, SHBA-së dhe në disa vende të tjera të Evropës.



Profesori dhe publicisti, Rrahman Paçarizi u shpreh se të flasësh për këtë vepër përveç së është nder dhe kënaqësi është edhe një përgjegjësi edhe një mision gati i pamundur për shkak të fakteve të reja që sjellë autori.

“Është vështirë të shkruash për këtë libër për shkak se është tepër voluminoz dhe kërkon mjeshtëri shkrimi për ta trajtuar në pak faqe dhe pak minuta, 640 faqe tekst, shumë fotografi domethënëse dhe treguesi të emrave dhe një parathënie substanciale si në abstrakt janë ilustrim i përgjithshëm I një punë gjigante dhe fasionante që ka bërë studiuesi Alibali duke gjurmuar në jetën dhe veprën e Faik Koncës”, ka thënë Paçarizi.

Ai po ashtu shtoi se ky libër krahas shumë të dhënave që sjellë përmban edhe disa aspekte të tjera të anës njerëzore të jetës së Faik Koncës.

“Faik Konica gjatë kohës sa udhëhoqi misionin e tij diplomatik në Shtetet e Bashkuara nuk përtonte të merret edhe me hallet e emigrantëve atje”, theksoi Paçarizi.




Kurse studiuesi shqiptaro-britanik, Bejtullah Destani, tha se autori me këtë libër ka bërë shumë për Faik Konicën dhe punën e tij si diplomat.

“Agroni ka bërë një libër të jashtëzakonshëm, nuk kam parë që një person të merret aq gjatë me një libër dhe ta bëjë në mënyrë aq pedante dhe sekrete, pa njoftuar asnjë person. Një prej punëve të jashtëzakonshme që ka bërë autori është se ka zbuluar dy gjëra të mëdha siç është zbulimi i një biblioteke të Konicës dhe arkivi i legatës së Uashingtonit”, tha Destani.

Kurse vet autori Agron Alibali pas falënderimit të Biblitokës Kombëtare të Kosovës dhe të pranishmit, ai para tyre shpalosi edhe shumë detaje të rëndësishme lidhur me librin dhe figurën e Konicës. Ai tregoi fotografi të Konicës i rrethuar nga biblioteka e tij e famshme në Uashington nga prilli i vitit 1993, për mënyrën se si ai përfaqësoi vendin e tij të vogël me elegancë dhe dinjitet në një kryeqytet të sofistikuar, për mënyrën se si ai fuqizoi marrëdhëniet SHBA- Shqipëri, duke theksuar se ai ka qenë negociues i 4 traktateve dy paleshe. Ai po ashtu tregoi edhe për punën e tij si ambasador kulturor i Shqipërisë në SHBA duke shtuar se Konica mund të konsiderohet si i dërguari i parë diplomatik i Kosovës në vitin 1911. Si një student i Harvardit dhe njohës i 12 gjuhës, ai u shpreh se Konica shquhej si një ndër figurat më të nderuara në Uashington, si mendjehollë dhe xixëllues. Ai nxjerri në pah kontributin e Konicës në dhënien e mendime të vyera në lëmin kushtetuese për shtetin e ri shqiptar.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 08.11.2017, 13:50  | L.E. | 484 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
« Lajmi i fundit » Të shtëna me armë në Çair, vritet një person e plagoset një tjetër
Mblidhet kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.