Deklarata e eurokomisarit Han për gjuhën shqipe jo diplomatike, barazia gjuhësore një..
Sela: Ministri i Shëndetësisë duhet ti takojë Aleancës
VMRO 50, LSDM 5 dhe Besa me 2 amandamente për ligjin e gjuhëve
Për 10-vjetorin e ITSHKSH-së promovohet pulla me portretin e Faik Konicës
Jovanoviq: Mendohet për ndryshime edhe në tatimin e fitimit
102101908.jpg

Shkup, 9 nëntor - Përveç vendosjes së paralajmëruar të tatimit progresiv të tatimit personal mbi të ardhurat, Qeveria mendon edhe për ndryshime te tatimi i fitimit, por jo edhe vendosje të shkallës progresive.

Branimir Jovanoviq, këshilltar në Kabinetin e ministrit të Financave, thotë se definitivisht mendohet dhe po përgatiten ndryshime te tatimi i fitimit. Sipas tij, te tatimi i fitimit ka shumë punë më të rëndësishme, sesa progresioni, gjegjësisht se shkalla nuk është aq e rëndësishme, sa është e rëndësishme të rregullohet zvogëlimi i bazës tatimore.

Duke mos hyrë në detaje çka do të përfshijnë ndryshimet, tha se një çështje e vështirë janë çmimet e transferimit.

"Kompanitë, sqaroi, kanë mundësi të regjistrojë shërbime midis subjekteve të lidhura sipas të a.q. çmimet e transferimit dhe në këtë mënyrë e ulin bazën tatimore. Kështu që ajo është një çështje e ndjeshme dhe duhet të adresohet. Kishim edhe misionit me FMN-në në lidhje me këtë çështje dhe ky ndryshim duhet të bëhet me urgjencë".

Theksoi se ka edhe një projekt tjetër, që është iniciativë ndërkombëtare dhe, gjithashtu, ka të bëjë me parandalim,in e mundësisë që kompanitë ta zvogëlojnë bazën tatimore.

Edhe organizatat joqeveritare kërkojnë reforma urgjente në politikën tatimore, por të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me vendosjen e shkallës progresive te tatimi personal mbi të ardhura, por edhe në tatimin e fitimit te ndërmarrjet.

Bojana Hristovska nga Tink ten organizata "Analitika" thotë se nuk duhet të vendoset vetëm tatim progresiv të tatimit personal, por përfundimisht këtu të vijnë edhe ndërmarrjet, sepse bankat nga viti në vit prishin rekorde në të ardhurat e realizuara.

Pabarazia në botë gjithkund po rritet dhe Maqedonia është në nivelin më të keq të mundshëm dhe sipas pabarazisë së të ardhurave dhe sipas nivelit të varfërisë.

Porositin se duhet të ngrihet e dhe moral tatimor në vend ku shteti këtu ka rol kryesor, sepse morali ngrihet kur qytetarët janë në dijeni pse paguajnë tatime.

"Analitika" sot në konferencë për shtyp i prezantoi konkludimet nga hulumtimi "Monitorimi i financave publike në RM" në fushën e infrastrukturës publike, borxhit publik, partneriteteve publike-private dhe tatimit të drejtë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 09.11.2017, 13:24  | Z.H. | 419 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Tragjedi në Tetovë: 25-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga çatia e shtëpisë (Foto)
Harrojini dhimbjet e shpinës dhe nyjeve me këtë recetë
Deklarata e eurokomisarit Han për gjuhën shqipe jo diplomatike, barazia gjuhësore një ndër shtyllat kryesore të demokracisë
Gruevski: Do të kthehen të gjitha përmendoret të cilat do të rrënohen ose dislokohen
Si do reagoj Andrra kur t'i sheh këto pamje të Sinanit? (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.