Kryeministri dhe ministrat nesër për herë të parë do të përgjigjen në pyetjet e deput..
Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Promovohet fjalori i parë maqedonisht-shqip, i ilustruar
111_17.jpg
Loading...

Shkup, 9 nëntor - Komisari i lartë i OSBE-së për pakicat nacionale, Lamberto Zanier, sot me ndarje simbolike të disa kopjeve nxënësit e shkollës “Vëllazërimi” në komunën e Karposhit dhe në prani të kryetarit të Komunës, Stefan Bogoev prezantoi fjalorin e parë të ilustruar maqedonisht-shqip/shqip-maqedonisht dedikuar për fëmijë të arsimit fillor.

Fjalori, që është prëgatitur në bashkëpunim me Nansen Dialog Qendrën Shkup dhe me mbështetjen financiare nga Qeveria Gjermane, përmban 9.500 fjalë dhe terme të cilat janë marrë nga programi mësimor në gjuhën shqipe dhe maqedonase, në paralelet më të larta të arsimit fillor, ilustrime të adaptuara ndaj moshës dhe gramatikë e shkurtër në të dyja gjuhët.

Fjalori është shtypur në rreth 1 000 kopje që do të ndahen nëpër shkolla të gjithë  vendin me përbërje të përzier etnike, por është i kapshëm edhe pa pagesë on-lajn në ueb-adresën hcnm-ndc.org.

“Shoqëri unike dhe e sigurtë do të thotë vend ku secili me secilin mund të bisedojë dhe është në gjendje të bisedojë. Gjuha na prezanton neve dhe më së miri e realizojmë në shtëpinë tonë, por presim nëse shkojmë në spital, postë apo cilin do institucion personi me të cilin bisedojmë të na kuptojë, ndërsa edhe ne ta kuptojmë. Në shoqërinë tonë njerëzt flasin gjuhë të ndryshme dhe prandaj duhet të mësohet gjuha e tjetrit apo, ndërkaq, të përsëritet dituria, sepse ndonjëherë din të ndodhë të harrojmë disa gjëra, i porositi Zaneir nxënësit e pranishëm në promovim.

Fjalori është përpunuar nga profesorët universitarë Veselina Labovska, Berton Sulejmani, Haki Imeri dhe Petar Atanasov.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 09.11.2017, 18:47  | T.E. | 725 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
Vrasje mes familjes së dhëndrit dhe nuses për emrin e fëmijës
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.