Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
Kontrolle të rrepta për policinë e burgjeve, në procedur ndryshime ligjore
Qahil para biznesmenëve turq i prezantoi mundësitë për investim në Maqedoni
133819400.jpg

Shkup, 17 gusht - Ministri i obliguar për investime të huaja në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Adnan Qahil sot mori pjesë në panel diskutimin të organizuar nga ana e Asociacionit të pavarur të industrialistëve dhe biznesmenëve (MUSAID) në të cilin ishin ftuan përfaqësuesit nga Afjonkarahisar, Oda tregtare nga Republika e Turqisë, si dhe persona nga biznes bashkësia, kumtuan nga kabineti i tij.

Në panel diskutimin përveç ministrit, fjalime patën edhe kryetari i MUSAID Ballkan, Bilall Kara, Bunjamin Kutllu, udhëheqës i përfaqësisë tregatre të Republikës së Turqisë, nënkryetari i Afjonkarahisar Oda tregtare Ahmet Neoldum, si dhe këshilltari juridik Kiril Papazoski.

Ministri Qahil i prezantoi mundësitë për investime në Republikën e Maqedonisë dhe theksoi se vendi është qendër e Ballkanit dhe ky pozicion gjeografik e bën vend më atraktiv për investitorët të cilët janë të interesuar për bashkëpunim me rajonin.

"Maqedonia është shtet me rëndësi strategjike pikërisht për shkak se gjendet në zemrën e Ballkanit. Me ndryshimet të cilat i përgatisim në lidhje me politikën investuese ju sigurojmë se kompanitë do të kenë më shumë mundësi për krijimin e bizneseve të suksesshme, si dhe qasje për bashkëpunim si me shtetet ballkanike, ashtu edhe me ato evropiane", deklaroi ministri.

Ai shtoi se bëhet fjalë për përmirësimin e kushteve me të cilat, siç tha, tërë procesi do të bëhet më i mirë, më i drejtë dhe më transparent, në lidhje me subvencionet dhe ndihmën shtetërore.

"Përvoja ime tregon se në të kaluarën ministrat e obliguar me këtë çështje, Agjencia për investime të huaja dhe Drejtoria për zona zhvillimore teknologjike industriale kanë krijuar politika të ndryshme investuese dhe ka ekzistuar moskoordinim total. ka ndodhur që disa firma nga sektori i njëjtë, të cilat vijnë nga shtete të ndryshme të marrin subvencione të ndryshme. Nëse është premtuar atëherë, tani është koha për punë. Është e saktë se e gjithë përvoja është marrë në të kaluarën, por ne asnjëherë nuk jetojmë në të", tha ministri Qahil.

Ai pas panel diskutimit është përgjigjur në pyetje nga investitorë potencialë. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.08.2017, 18:08  | T.E. | 1,195 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Lajmi i fundit » Të shtëna me armë në Çair, vritet një person e plagoset një tjetër
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Mblidhet kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.