Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
Kontrolle të rrepta për policinë e burgjeve, në procedur ndryshime ligjore
Oda Ekonomike: Në vend që të jetë deponi e printerëve dhe skenerëve të vjetër, Maqedonia të importojë dhe përdorë pajisje të reja
odaEkonomike.jpg

Shkup, 21 gusht- Maqedonia të mos grumbullojë mbeturina elektronike, të konsumuara, veçmë skenerë të përdorur, printerë, fotokopjues, pajisje për arkivim dhe ndjekjen e dokumenteve, gjithashtu të përdorur, nga vendet e Evropës Perëndimore, por të importojë të reja, pajisje bashkëkohore që do të thotë mbrojtje e mjedisit të jetesës dhe kursim të energjisë, porosit Grupacioni i provajderëve të zgjidhjeve digjitale pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Grupacioni, i formuar javën e kaluar, sot në konferencë për shtyp kërkoi ndryshime të zgjidhjeve ligjore të cilat e rregullojnë këtë fushë në drejtim të zbatimit më kufizues dhe kontroll të makinave të vjetra.

"Në tregun e Maqedonisë ka furnizim dhe përdorim gjithnjë e më të madh të pajisjeve të vjetra, tashmë të hedhura në Evropë printerë, fotokopjues, pajisje multifunksionale dhe pajisje tjetër IT veçanërisht nga ana e institucioneve shtetërore, me çfarë vendi bëhet mbeturinë për pajisje të cilën Evropa e heq nga përdorimi. Rreth 70 për qind nga pajisjet e vjetra, pajisje elektronike e përdorur e cila importohet në Maqedoni, është për përdorimet e administratës. Kemi informacione se Ministria e Punëve të Brendshme tashmë ka shpallur tender për furnizimin e 600 makinave të vjetra që vetëm e konfirmon faktin se tek ne aspak nuk ekziston kriter për cilësi kur bëhet fjalë për pajisje elektronike të zyrave", tha kryetari i Grupacionit Aleksandar Pajkovski.

Sipas tij, pajisja e cila është e vjetër dhe jashtë të gjitha eko standardeve, nuk mund dhe nuk duhet të gjejë vend në Maqedoni.

Zëvendëskryetari i Grupacionit Mirko Mariq veçanërisht u përqendrua në aspektin ekologjik.

"Duhet ta ngremë vetëdijen ekologjike, të ndalojmë t'i mbledhim tërë mbeturinat nga vendet e Evropës Perëndimore. Tani për tani kemi përgjigje pozitive lidhur me ndryshimet e rregullativës ligjore nga Ministria e Mjedisit të Jetesës. U bëjmë thirrje të gjitha kompanive të na bashkëngjiten në krijimin e kushteve më të mira gjatë përdorimit të pajisjeve bashkëkohore, të reja, zgjidhje të avancuara TI", potencoi Mariq.

Në Maqedoni tani për tani rreth 30 firma tentojnë dhe mundohen tregut t'ia imponojnë pajisjet e reja, bashkëkohore elektronike. Kundrejt tyre, theksoi Pajkovski, ka edhe të tillë të cilët ende merren me importimin, riparimin dhe lëshimin në qarkullim të fotokopjuesve të vjetër dhe pajisjeve të tjera elektronike nga vendet perëndimore. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.08.2017, 13:39  | L.E. | 724 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
« Lajmi i fundit » Të shtëna me armë në Çair, vritet një person e plagoset një tjetër
Mblidhet kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.