Në klimën e akuzave të ndërsjella mes partive do të zhvillohet fushata e zgjedhjeve
Debati për ligjin e gjuhëve do të vazhdojë pas zgjedhjeve lokale
« Raste sociale » Situatë e rëndë në familjen tre anëtarëshe Kryeziu
Takim Kocias- Nimic në Nju Jork për çështjen e emrit të Maqedonisë
BPRM: Rritje e kredive konsumatore dhe banesore, ulje te kreditë automobilistike
BANKAAA.jpg

Shkup, 22 gusht- Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka të bëjë me rritjen e kreditimit të amvisërive. Te kreditimi korporativ është shënuar ulje.

Të dhënat e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë tregojnë se kreditë e amvisërive kanë rritje mujore prej 0,8 për qind, ndërsa 9,8 për qind në nivel vjetor, me ç'rast pjesa më e madhe e rritjes ka të bëjë me rritjen e plasmanit të denarit.

Midis kredive të lejuara, kreditë konsumatore kanë shënuar rritje mujore prej 1,1 për qind, ndërsa ato banesore prej 0,5 për qind. Rritja vjetore te kreditë konsumatore është 12 për qind, ndërsa te banesore 13,7 për qind. Te kreditë automobilistike është vazhduar trendi tatëpjetë, ku në nivel mujor ulja është 0,9 për qind, ndërsa 10,8 për qind vjetor. Rritje është vërejtur te kreditë e lejuara të kartelave kreditore prej 0,5 për qind. Rritje në nivel mujor dhe vjetor  prej një respektivisht 4,5 për qind ka te saldot negative të llogarive vijuese. Kreditë e lejuara për qëllime tjera shënojnë ulje në nivel mujor prej 0,6 për qind, ndërsa në nivel vjetor rritje prej 1,5 për qind.

Kreditë e ndërmarrjeve shënojnë ulje prej 0,2 për qind si rezultat i uljes së kreditimit devizor, i cili, siç theksojnë nga BPRM-ja, e tejkalon rritjen e kreditimit në denarë.

Sipas të dhënave të BPRM-së, depozitat në korrik shënojnë ulje të vogël prej 0,1 për qind ku ulja e depozitave të amvisërive e tejkalon rritjen e depozitave nga sektori korporativ. Në bazë vjetore, depozitat janë rritur për 7,3 për qind, gjatë kontributit më të theksuar të sektorit korporativ.

Depozitat e amvisërive shënojnë ulje mujore prej 0,4 për qind, kryesisht për shkak të uljes mujore të parave të depozituara. Në bazë vjetore depozitat e amvisërive janë më të larta për 5,4 për qind, gjatë rritjes dhe te depozitat në denarë dhe ato devizore.

Depozitat e sektorit korporativ shënojnë rritje mujore dhe vjetore prej 0,6 për qind gjegjësisht 11,4 për qind. Kontribut më të rëndësishëm kanë paratë e depozituara dhe depozitat devizore afatshkurta. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.08.2017, 11:40  | L.E. | 644 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident i rëndë në Sllatinë, përfshihen shumë vetura
Vildane Zeneli provokon nga fitnesi, shfaqë gjoksin (Foto)
Igor Jug i kërcënohet ish kryeministrit Gruevski
Keqkuptimi fantastik i Getit dhe Marinës me dialektet do ju shkrijë së qeshuri
BDI në Shkup, BESA në Tetovë, ASH në Gostivar fillojnë fushatën për zgjedhjet lokale
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.