Ganiu, një simpati e merituar edhe në rrjetet so ciale
« Analizë » "Ethet" e zgjedhjeve lokale, liderët për strategjike, kandidatët për tema lokale
Shpërfillje e kërkesave të të rinjve nga partitë politike
Në garë për votat shqiptare, fushata “zbut” edhe Gruevskin
"Halkbank, banka më e mirë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Maqedoni"
110067637.jpg

Shkup, 22 gusht - Revista botërore Global Banking & Finance Review, bankës turke "Halkbank SHA–Shkup" i ndau çmimin “Banka më e mirë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Maqedoni për vitin 2017”.

 

Në një njoftim me shkrim nga Halkbank SHA-Shkup, theksojnë se ndarja e këtij çmimi është edhe një tjetër konfirmim i cilësisë së shërbimeve të ofruara nga Halkbank. Nga atje shtojnë se ky është konfirmim edhe i kontributit të bankës në sigurimin e mbështetjes së duhur për një nga drejtimet më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik të një vendi, për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. 

 

“Aktivitetet e përditshme të bankës dhe planeve strategjike janë drejtuar nga synimi i inkurajimit të ndihmës dhe mbështetjes së ekonomisë maqedonase, duke siguruar mjete dhe burime për një Maqedoni produktive. Për këtë flasin edhe marrëdhëniet e shumta të ndërtuara me institucionet financiare ndërkombëtare përmes të cilave banka siguron fonde për zhvillim në mbështetje të ekonomisë nacionale”, thuhet në njoftim, duke shtuar se falë bashkëpunimit të gjatë me institucionet më të mëdha ndërkombëtare financiare, kjo bankë përdorë disa linja kreditore që kanë qëllime të ndryshme zhvillimi. 

 

Siç theksohet në njoftim, strategjia e suksesshme e marketingut të bankës ka kontribuar në rritjen e vazhdueshme të portofolit të kredive të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Maqedoni. Në vitin 2016 shuma totale e kredive të paguara për kompanitë arriti në 271.2 milion euro, duke shërbyer gjithsej 1.215 kompani. 

 

“Shifrat tregojnë suksesin e bankës dhe konfirmojnë vizionin e bankës për t’u bërë një bankë udhëheqëse rajonale e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, që do të jetë në gjendje të kryejë të gjitha kërkesat universale derisa afirmon prani të fortë në shërbimet në domenin e popullsisë”, thonë nga Halkbank, si dhe theksojnë se paralelisht me këto aktivitete, banka vazhdimisht investon në përmirësimin dhe lehtësimin e shërbimeve për qytetarët. 

 

Ky çmim, theksohet në njoftim, do të jetë një nxitje shtesë për Halkbank SHA-Shkup që të vazhdojë të punojë si një partner profesional i korporatave dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vend, si dhe për të punuar edhe më tepër drejt rritjes së kënaqësisë së klientit. 

 

Ndryshe, Global Bankin & Finance Review është një revistë udhëheqëse, që është themeluar si rezultat i nevojës për informacione objektive dhe sigurimit të cilësisë, lajme në kohë, të pavarura dhe informuese brenda komunitetit financiar.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.08.2017, 14:56  | Z.H. | 965 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Zijadin Sela në konventën promovuese: Ku ishin Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kur u zgjodh kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi
Demiri: Tërheqja e kandidatit të PDSH-së "shitje e votës" për Merkon në Strugë !
Majlinda Zeka ekspozon të pasmet (Foto)
Lokalet, LSDM me billborde në gjuhën shqipe, komenton Ramadani
Era krijon miqësi me Paris Hilton, kjo e fundit i komenton në Instagram (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.