Sa ndikim kanë anketat para fillimit të fushatës zgjedhore?
A duhet moralisht funksionarët që garojnë në lokalet të japin dorëheqje (VIDEO)
Taksa radiodifuzive nuk ekziston më
« VIDEO » Politika ta zyrtarizojë shqipen edhe në të folurin e saj
Bie shitja e veturave të reja në Maqedoni
autoo_2.jpg

 

 

Shkup, 23 gusht- Qytetarët e Maqedonisë gjatë muajit maj kanë blerë 332 vetura të reja si dhe 71 automjete të tjera që përbën një total prej 403 automjete të shitura për muajin maj. Kështu qëndron në raportin e një kompanie konsulente austriake "CE Auto" dhe sipas saj në periudhën prej muajit janar deri në muajin maj të vitit 2017 në vendin tonë janë shitur gjithsej 2,184 automjete, nga të cilat 1,830 vetura dhe 354 furgona, transmeton Zhurnal. 

Megjithatë, numri i automjeteve të shitura në vend është më i lartë sepse në raportin e "CE Auto" nuk janë të përfshira shitjet e veturave në autosallonet e modeleve "Nissan" "Hyundai", "Mazda", "BMW" dhe "Mercedes".

Sipas të dhënave në dispozicion të "CE Auto" arrihet në përfundim se në vendin tonë shitja e veturave të reja ka rënë edhe pas hyrjes në fuqi të ligjit për ndalim të importit të automjeteve të vjetra. 

Numri i veturave të cilat janë shitur në autosallonet është zvogëluar për 7 përqind në nivel vjetor, përderisa për periudhën janar-maj, shitja është zvogëluar për 1 përqind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, transmeton Zhurnal. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 23.08.2017, 12:12  | L.E. | 1,726 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Rufi mos i trego popullit përralla me mbret, ti vet e din të vërtetën
Anketë e re e "Dimitrija Çupovski", VMRO-DPMNE bindshëm para LSDM-së, BDI e BESA të barabartë
Aksion policor, arrestohen tetë të rinj për shitje të drogës
Shkup, gjendet i vdekur një burrë 46 vjeçar
Xhansu kapet mat me të dashurin, do të befasoheni kush është ai (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.