Në klimën e akuzave të ndërsjella mes partive do të zhvillohet fushata e zgjedhjeve
Debati për ligjin e gjuhëve do të vazhdojë pas zgjedhjeve lokale
« Raste sociale » Situatë e rëndë në familjen tre anëtarëshe Kryeziu
Takim Kocias- Nimic në Nju Jork për çështjen e emrit të Maqedonisë
“T’padashtun” në kinematë e Kosovës
kinema.jpg
Loading...

Filmi “T’padashtun”, pas premierës botërore që pati në festivalin prestigjioz në Karlovy Vary të Çekisë, në fillim të korrikut, dhe asaj në “PriFilmFest” dy javë më pas, do të shfaqet në Prishtinë e Prizren.

Filmi nën regji të Edon Rzivanollit që prej së enjtes së ardhshme do të jetë në repertorin e kinemasë “Cineplexx” në Prishtinë, e dy ditë më pas edhe në “DokuKino”.

Siç ka njoftuar Qendra Kinematografike e Kosovës të premten, filmi do të shfaqet në këto dy kinema për një javë rresht. Kësisoj, “T’padashtun” do ta plotësojë kriterin bazë që të mundë të jetë propozim i Kosovës për “Oscar”.

Kur QKK-ja në fillim të gushtit lansoi thirrjen për filmbërësit që t’i dërgojnë propozimet për konsiderim për çmimin “Oscar”, që mund ta përfaqësojë Kosovën sivjet, filmin e Rizvanollit dhe atë “Eho” të Dren Zherkës i kishte cilësuar si filma që mund t’i plotësojnë kriteret.

Në thirrjen e QKK-së thuhej se të drejtën e konkurrimit e kanë të gjithë filmat nga Kosova që janë shfaqur apo do të shfaqen për shtatë ditë rresht në kinematë e vendit, duke nisur nga data 1 tetor e vitit 2016 e jo më larg sesa data 30 shtator e këtij viti, e të cilët i plotësojnë edhe kushtet e tjera të vëna nga “Academy of Motion Picture Arts and Sciences”. Data e fundit për dorëzimin e propozimeve është 10 shtatori.

“T’padashtun” shtjellon dramën rrëqethëse të një familjeje refugjate nga Kosova, e cila jeton në Holandë dhe ballafaqohet me një dashuri që zgjon shumë plagë të së kaluarës së afërt nga lufta në Kosovë. Stacioni i radhës për këtë film është Festivali i Filmit Holandez, ku garon për çmime e do të shfaqet tri herë para audiencës në Utrecht. Gjatë tetorit, ky film - në të cilin rolet kryesore i luajnë Adriana Matoshi, Jason de Ridder, Niki Verkaar, Hugo Koolschijn, Celia Nufaar - do të shfaqet edhe në Luksemburg si pjesë e festivalit garues “Cineurope”. Një muaj më vonë, do të ndalet edhe në Shkup, ku do të jetë pjesë e festivalit “Cinedays”.

Ndryshe, muajin e kaluar QKK-ja ka emëruar anëtarët e Komitetit selektues për përzgjedhjen e filmit, i cili do të jetë propozimi i Kosovës në “Oscars”. Ky Komitet përbëhet nga Astrit Kabashi, kryesues, Antoneta Kastrati, Visar Krusha, Doruntina Basha, Arben Bajraktaraj, Ilire Vinca dhe Zymber Kelmendi.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 10.09.2017, 09:56  | L.E. | 592 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident i rëndë në Sllatinë, përfshihen shumë vetura
Vildane Zeneli provokon nga fitnesi, shfaqë gjoksin (Foto)
Igor Jug i kërcënohet ish kryeministrit Gruevski
Keqkuptimi fantastik i Getit dhe Marinës me dialektet do ju shkrijë së qeshuri
BDI në Shkup, BESA në Tetovë, ASH në Gostivar fillojnë fushatën për zgjedhjet lokale
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.