Andov: Nuk duhet të na hutoi marrëveshja me Bullgarinë!
Maqedonia në BE e rëndësishme për shqiptarët, por jo më e rëndësishme se statusi i ty..
Xhaferi: Nëna Terezë është simbol i humanizmit, dashurisë dhe kujdesit të pakufishëm
« Koment » Politika pa moral s`është art i qeverisjes por është art i mashtrimit
Shtypi gjerman: Haradinaj në mëshirë të Vuçiçit
auto_haradinaj-vucic1505125218.jpg

Prishtinë, 11 shtator - Në artikullin me titull "Kryeministri i ri në kërkim të ekulibrit të vazhdueshëm", gazeta gjermane "tageszeitung" thekson zgjedhjen e qeverisë në Kosovë me një shumicë tejet të ngushtë, me 62 vota nga 120 deputetë në parlamentin e Kosovës. "Për shumë ishte e habitshme, kur 10 deputetët e pakicës serbe në Kosovë, zgjodhën kryeministër atë që nga pala serbe është titulluar "kriminel lufte. Aq më tepër që vetëm para pak ditësh, qeveria serbe kishte bërë të ditur, se i mbetet urdhërarrestit ndërkombëtar kundër Haradinajt."

 

Gazeta gjermane thekson se qeveria e Haradinajt "është qeveria e parë e Kosovës e varur nga zemërgjerërsia e pakicës serbe dhe me këtë edhe nga Serbia, thënë më saktë nga njeriu i fortë i Serbisë, presidenti Vuçiç....por problemet që duhet të zgjidhë kjo qeveri janë shumë të mëdha. Jo vetëm zhvillimi ekonomik i Kosovës ka mbetur pas premtimeve të partive. Ky vend me popullsinë më të re në Europë ka një nivel papunësie deri në 70%."

 

"Tageszeitung" i kushton vëmendje edhe zgjidhjes së detyrës më të vështirë për qeverinë e re të Haradinajt -gjetja e një "modus vivendi" me pakicën serbe për temën aq të debatuar të krijimit të asociacionit të komunave serbe. "Njohja e kërkuar nga ana e BE dhe Serbisë e asociacionit të komunave serbe në sytë e partisë opozitare, Vetëvendosja paraqet krijimin e një republike të pjesshme serbe në Kosovë, sipas modelit të Republikës Srpska në Bosnje-Hercegovinë.

 

Po të hënën gazeta gjermane "tageszeitung" në një artikull të titulluar "Kryeministër në mëshirë të Begradit"  thekson se pikërisht votat e pakicës serbe në Kosovë e ndihmuan ish-drejtuesin e UÇKsë, Ramush Haradinajn të jetë kryeministër i Kosovës. "Se si do të ndeshet ai me këtë situatë, kjo mund të parashikohet lehtë. Sepse si BE edhe bashkësia ndërkombëtare presin që Haradinaj të përmbushë disa kushte. Ai duhet të gëlltisë atë më të vështirën dhe të pranojë krijimin e asociacionit të komunave serbe." Haradinaj që e paraqiste këtë si kërkesë të papranueshme tani ka zbutur tonin dhe paraqitet si "politikan realist", shkruan taz./Deutsche Welle

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.09.2017, 15:11  | Z.H. | 674 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Aksidentohet në Austri autobusi me pasagjerë nga Maqedonia, ka të vdekur 
Policia bllokon qendrën e qytetit, Borisov do të arrijë me helikopter
Mbulohen Genta Ismajli dhe Shkurte Gashi, ja si po iu rri shamia (Foto)
Komuna e Çairit fillon me rrënimin e objekteve pa leje, nuk do të lejohen uzurpime (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.