Ganiu, një simpati e merituar edhe në rrjetet so ciale
« Analizë » "Ethet" e zgjedhjeve lokale, liderët për strategjike, kandidatët për tema lokale
Shpërfillje e kërkesave të të rinjve nga partitë politike
Në garë për votat shqiptare, fushata “zbut” edhe Gruevskin
Lirohet nga akuza për korrupsion, prokurori kërkon dëmshpërblim
15051415531477583447648.jpg

Prokurori Petrit Vukaj, i akuzuar që prej vitit 2015 për korrupsion, pas pafajësisë që i dha Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda i kërkon drejtësisë ta dëmshpërblejë për çdo ditë të mbajtjes së tij në paraburgim.

Me një kërkesë-padi, prokurori i Fierit i është drejtuar Gjykatës Administrative të Tiranës, duke paditur Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Ministrinë e Financave kërkon dëmshpërblim financiar.

Vukaj thotë në padinë e tij se, "meqënëse jam deklaruar i pafajshem kërkoj të kompensohet burgimi i padrejtë", ndërkohë që i kujton Gjykatës Administrative se ka qëndruar në arrest shtëpie 321 ditë, ndërsa 16 ditë të tjera është mbajtur në ambientet e paraburgimit me masën “arrest me burg”.

Prokurori i Fierit u gjykua nga Krimet e Rënda pas pretendimeve të organit të akuzës, që këmbënguli se ai ishte paguar 300 mijë lekë nga tre të dyshuar për të ulur dënimin ndaj Elton Xhemollarit, i arrestuar për aksident me pasojë vdekjen.

Shkalla e Parë e gjeti atë fajtor dhe e dënoi me 3 vjet shërbim prove, ndërkohë që Apeli shpalli pafajësinë pasi nuk e gjeti të bazuar në prova qëndrimin kundër prokurorit Vukaj.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.09.2017, 18:57  | T.E. | 277 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Zijadin Sela në konventën promovuese: Ku ishin Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kur u zgjodh kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi
Demiri: Tërheqja e kandidatit të PDSH-së "shitje e votës" për Merkon në Strugë !
Majlinda Zeka ekspozon të pasmet (Foto)
Lokalet, LSDM me billborde në gjuhën shqipe, komenton Ramadani
Era krijon miqësi me Paris Hilton, kjo e fundit i komenton në Instagram (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.