Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
Kontrolle të rrepta për policinë e burgjeve, në procedur ndryshime ligjore
Kryeministri energjik: Mbi 10 takime vetëm në ditën e parë
feafaefaf-768x484.jpg

Edhe kundërshtarët më të mëdhenj të kryeministrit të ri Ramush Haradinaj, një gjë s’kanë mundur të ia mohojnë – energjinë e madhe që e ka ai.

Edhe kur pozita e kryeministrit s’dukej fare në horizont, Haradinaj gjithmonë deklarohen se është i interesuar të punojë dhe se punën “do ta fillojë nga dita 1”.

Haradinaj, të paktën ditën e parë, u ka qëndruar pas fjalëve. Ai ka zhvilluar mbi dhjetë takime gjatë së hënës – me personalitete të ndryshme e në vende të ndryshme.

Haradinaj fillimisht është takuar me paraardhësin e tij, Isa Mustafën, ku në një ceremoni është bërë më pas edhe pranim-dorëzimi i pozitës së kryeministrit.

Pas pak, shumë shpejt pas takimit të parë, Haradinaj është takuar me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie.

Më vonë është takuar me një tjetër ambasador. Ruairi O’Connell-in e Britanisë së Madhe e takim ka pasur edhe me përfaqësuesen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Haradinaj është takuar edhe me partnerët e koalicionit. Ai ka takuar një herë kryeparlamentarin Kadri Veselin e më pas edhe Fatmir Limajn.

Kryeministri takoi edhe sekretarët e përgjithshëm në Qeverinë e Kosovës.

Nuk ka lënë pas as obligimet partiake. Në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është takuar me kandidatët e AAK-së për kryetarë nëpër komunat e Kosovës në zgjedhjet e tetorit.

Kryeministri u është kthyer të tjera takimeve – bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismailin, ka vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Dikur më vonë, nën shoqërinë e zëvendësit të tij të parë, Behgjet Pacollit, kanë ndezur qirinj në Sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet.

Nuk përfundojnë këtu aktivitetet e Haradinajt.

Zyra për publikun nga zyra e kryeministrisë ka dërguar një njoftim në orët e vona të së hënës ku ka njoftuar për një tjetër takim të Haradinajt.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në orët e mbrëmjes ka pritur shefin e Misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve, Alojz Peterle”, njofton raporti.

E njëjta zyrë ka njoftuar se kryeministri do ta ketë me shumë angazhime edhe ditën e martë.

Ai në agjendë ka ta vizitojë KEK-un e më pas edhe komunën e Obiliqit.

A do ta vazhdojë këtë tempo të takimeve Haradinaj, apo është çështje e ditëve të parë, mbetet të shihet.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.09.2017, 23:30  | T.E. | 795 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Lajmi i fundit » Të shtëna me armë në Çair, vritet një person e plagoset një tjetër
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Mblidhet kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.