Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
Kontrolle të rrepta për policinë e burgjeve, në procedur ndryshime ligjore
Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja kërkojnë taksimin e gjigandëve të teknologjisë
apple_46.jpg
Loading...

Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja kërkuan që kompanitë shumëkombëshe si Amazon dhe Google të taksohen në Evropë sipas të ardhurave të tyre dhe jo fitimet thanë ministrat e financave të vendeve respektive në një letër të përbashkët.

Franca është vendi që udhëheq këtë iniciativë dhe ka gjetur mbështetjen e vendeve të tjera anëtare të cilat janë gjithashtu të acaruara nga taksat e ulëta që paguajnë kompanitë në fjalë bazuar në rregulloren ndërkombëtare në fuqi.

Zakonisht këto kompani taksohen sipas fitimit dhe rasti i Irlandës dëshmon mësë miri sesi Apple shmangu taksat marramendëse pavarësisht të ardhurave që vinin nga vendet e Bashkimit Evropian.

“Nuk duhet të pranojmë që kompani të tillë të paguajnë taksa minimale dhe të vazhdojnë të bëjnë biznes në Evropë,” shpreheshin katër ministrat.

Letra e përbashkët u nënshkrua nga Ministri Francez Bruno Le Maire, ai Gjerman Wolfgang Schaeuble, Italian Pier-Carlo Padoan dhe Spanjoll Luis de Guindos.

Letra u dërgua pranë Presidencës Evropiane të Estonisë dhe Komisionit Evropian. Ata kërkojnë nga Komisioni një zgjidhje e cila do të stabilizonte taksat në nivele koporative në vendet ku të ardhurat janë gjeneruar.

Përplasja mes Evropës dhe gjigandëve të Silikonit nuk është diçka e re. Komisioni Evropian kërkoi 13 miliard dollar taksa të papaguara nga Apple në Irlandë. Një gjykatë Franceze rrëzoi kërkesën e qeverisë Franceze e cila kërkonte 1.1 miliard Euro taksa të papaguara nga Google. /PCWorld Albanian

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.09.2017, 09:30  | L.E. | 520 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Lajmi i fundit » Të shtëna me armë në Çair, vritet një person e plagoset një tjetër
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Mblidhet kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.