Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
Kontrolle të rrepta për policinë e burgjeve, në procedur ndryshime ligjore
KS-OKB nesër shqyrton zhvillimet në Arakan
thumbs_b_c_4aa47a268dee8954aeac8ebf7a5dd6e2.jpg

Këshili i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) do të mblidhet të mërkurën për të diskutuar dhunën mbi muslimanët në Arakan të Mianamarit, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Ambasadori britanik në OKB, Matthew Rycroft deklaroi se Britania e Madhe dhe Suedia kanë kërkuar mbledhjen e Këshillit nga shkaku i dhunës e cila akoma po vazhdon në Arakan.

 

Rycroft tha se të gjitha anëtaret e KS-OKB-së janë të shqetësuar për situatën në të cilën gjenden Rohingyat, një numër i madh i të cilëve tenton të braktisë Arakanin.

 

Zëdhënësja e Komisariatit të Lartë për Refugjatët pranë Kombeve të Bashkuara (UNHCR) Duniya Aslam Khan, të hënën bëri të ditur se për shkak të dhunës në Mianmar në Bangladeshin fqinj kanë ikur 313 mijë muslimanë të Arakanit (Rohingya).

 

Një numër i madh i muslimanëve të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pohon se është duke luftuar militantë të armatosur. 

 

Gjatë sulmeve të ushtrisë dhe budistëve radikalë janë shënjestruar mbi 150 fshatra, ndërsa dhjetëra prej tyre janë djegur. Dhjetëra mijëra muslimanë të Arakanit përpiqen të ikin nga rajoni për shkak të sigurisë, duke shkuar në zona relativisht të sigurta ose duke u përpjekur të kalojnë në Bangladesh.

 

Numri i saktë i viktimave ende nuk mund të verifikohet, për arsye se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjen e organizatave ndërkombëtare. Organizatat e shoqërisë civile në Arakan bëjnë të ditur se numri i civilëve që kanë humbur jetën ka kaluar mbi një mijë, ndërsa disa të tjera pohojnë se bilanci është disa mijëra.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.09.2017, 11:01  | Z.H. | 563 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Lajmi i fundit » Të shtëna me armë në Çair, vritet një person e plagoset një tjetër
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Mblidhet kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.