Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
"Vëllau" i madh i Qeverisë BDI, shumë pasiv
Shtetësia e Maqedonisë, së shpejti vetëm me një dëshmi mund të merret
Kontrolle të rrepta për policinë e burgjeve, në procedur ndryshime ligjore
Real Madrid në ndjekje të talentit Werner
1112301_imgw968-658x370.jpg
Loading...

Është vetëm 21 vjeç dhe mund të jetë mbreti i ri i merkatos europiane. Gjermani Timo Werner ka tërhequr vëmendjen e Realit të Madridit pas paraqitjeve të tij pozitive me Kombëtaren dhe skuadrën e Leipzig. Pasi debutoi me “Die Manchaft” në Kupën e Konfederatave, sulmuesi i ri nuk di të ndalet më. 4 gola gjatë këtij sezoni me Leipzig dhe një “raketë” e vërtetë në majën e sulmit të Gjermanisë. “Los Blancos” dhe presidenti Florentino Perez sigurisht që nuk kanë qëndruar duarkryq teksa shikojnë rritjen e pabesueshme të talentit gjerman. Reali ka nisur fushatën diplomatike për të shtruar rrugën drejt merkatos së verës së ardhshme. Në ndeshjen Gjermani-Norvegji klubi sanjoll kishte dërguar emisarë në stadium dhe Ëerner sigurisht që nuk zhgënjeu pasi shënoi 2 gola në fitoren 6-0.

 

Ai është një nga simbolet e Leipzigut, klub që ka investuar shumë tek të rinjtë dhe vetë Ëerner e ka pranuar se vendimi më i zgjuar i karrierës së tij ka qenë pikërisht nënshkrimi i kontratës me klubin më të urryer në Gjermani. I rritur në ekipet zinxhir të Shtutgartit, 21-vjeçari bëri një zgjedhje të vështirë duke u transferuar dy sezone më parë te debutuesit, por brenda pak kohëve ai është transforuar në një nga suluesit më produktivë të Gjermanisë. Kombëtarja dhe Kupa e Botës janë objekttivi i tij kryesor sepse “Die Manchaft” ka nevojë urgjente për një qëndërsulmues të besueshëm dhe Werner mesa duket do të marrë mbi shpatullat e tij trashëgiminë e Miroslav Kloses. Në këtë mënyrë, Reali i Madridit është gati të bëjë çmenduri për djalin e artë të futbllit gjerman duke i paraprirë ankandit të merkatos verore.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.09.2017, 11:04  | Z.H. | 441 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
Bexheti: Peshorja e Taravarit është më e saktë në zgjedhje
« INSIDE » “Ku është shtabi i xhihadistëve në Maqedoni?”
Mblidhet kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.