A do të kemi premtime marramendëse sikur gjatë fushatës të vitit 2013? Flasin analist..
Zeqerija Ibrahimi dhe 100 ditëshi i tij në parlament, mbanë gjithëçka por vetëm BESË ..
« Analizë "BIRN" » Kryetari Sadiki ka futur komunën në borxh prej afro 1 milion euro
« Ibraimi për Zhurnal » Centralizimi i buxhetit nga Qeveria, ka qenë diskriminues për komunat shqiptare
Ministria shqiptare e Arsimit premtoi rritjen e pagave të mësuesve për 40 për qind
132966857_3.jpg

 Ministrja e Arsimit të Shqipërisë e cila pret të mandatohet në këtë post, Lindita Nikolla, në fjalën e saj në Kuvend, prezantoi programin e detajuar qeversisës për arsimin dhe premtoi rritje të pagave të mësuesve me 40 për qind.

Gjatë fjalës së saj, ajo vuri në dukje se brenda 300 ditëve të para në shkollat kolektive të ketë mësim dixhital, si dhe do të dyfishohet numri i mësuesve.

Po kështu, Nikolla tha se se sfidë për shkollat mbetet ende braktisja nga ana e nxënësve, veçanërisht nga grupet e margjinalizuara ndaj ajo kërkoi bashkëpunim me të gjitha partitë politike, transmeton ATSH.

"Në 100 ditët e para do të pilotohet projekti për të futur ushqim të shëndetshëm në kantinat shkollore, 20 mijë mesues do të trajtohen, do të kemi forumet online të mësuesve, do të shpallin cdo vit mësuesit më të mirë, rrisim pagat tuaja me 40 për qind në këtë mandat, do të realizojmë anketën kombëtare studentore për çdo universitet, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës do të realizojme kartën studentore marrjen e shërbimeve me pak shpenzime, do të qartësohen nevojat e tregut të punës për profesionistë e kostot reale të këtij procesi", theksoi ndër të tjera Nikolla.

Gjithashtu, ajo u shpreh e gatshme për të mirëpritur çdo kritikë nga opozita në drejtim të rritjes së cilësisë në arsim.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.09.2017, 13:45  | Z.H. | 393 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Gruevski intervistë në televizionin e Kosovës: Shqiptarët gabuan anën (Video)
Muhamedi i VMRO-së: Ja për çka kanë nevojë shqiptarët
BDI sot në Shkup mbajti Konventën promovuese për zgjedhjet lokale 2017, promovoi kandidatët për kryetar komune
Aleanca për Shqiptarët sot në Bogovinë themeloi degën e Asambles së Femrës
Banorët e lagjeve Dizhon dhe Xhon Kenedi, "Një Vsiar ka lind nana, të priftë e mbara"
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.