Selmani: Fushata e zgjedhjeve lokale është bartur edhe në parlament
Komuna e Gostivarit ka pajisur me automjete profesionale NP "Komunalec"
« Analizë » Zgjedhjet lokale për Bilall Kasamin “të jesh apo të mos jesh” !
« Analizë "BIRN" » Kryetari Sela nuk e zgjodhi problemin e ujit të pijshëm për struganët
Deklarata - Tsipras: Kriza në Greqi do të marrë fund përfundimisht në gusht 2018
tsiprass-655x356.jpg

Athinë, 12 shtator - Kryeministri grek shprehet optimist për ekonominë greke, por nuk cek problemin kryesor: taksat.

Në panairin ndërkombëtar të Selanikut kryeministri grek Alexis Tsipras deklaroi para përfaqësuesve të politikës dhe të ekonomisë: “Kriza në Greqi do të marrë fund përfundimisht në gusht 2018.” Pra kur skadon programi i ndërkombëtar i kredive për Greqinë.

Mesazhi i Tsipras: ne do të ecim së shpejti me këmbët tona. Ai tha specialistët dhe të shkolluarit do të kthehen sërish në Greqi dhe fillestarët në profesion do të mbështeten nga taksapaguesit. Qëllimi është të krijohen kushte në të cilat mund të lulëzojnë firmat start-up, turizmi, bujqësia dhe sektori digjital. Ai foli për programe financimi në miliarda që do të përdoren në mënyrë specifike, si për mikrokredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Këto, theksoi Tsipras kishin vuajtur më shumë nga kriza.

Në të vërtetë shifrat e fundit të japin shkas për shpresë. Në vitin 2016 Greqia pati një tepricë ekonomike prej 3,5% duke i kaluar kështu kërkesat e kreditorëve si dhe një rënie me rreth 6% të nivelit të papunësisë, që tani është 21,7%.

Barrë e madhe taksash

Por Tsipras e di edhe pse Greqia është bërë falë reformave interesante për investitorët e huaj, prej tyre përfitojnë pak vetë. Prandaj ai kërkoi shance të barabarta për të gjithë. Problem për shumë sipërmarrje greke përbën ende barra e rëndë e taksave dhe mungesa e transparencës në administratë.

Për këtë ankohet edhe Nikos Taloumis, që një firmë e cila prodhon më tepër për tregun e jashtëm, se sa në tregun grek, për shkak se ky është i dobët. Sipas tij problemi kryesor është se 63% e fitimeve të tij vjetore përfundojnë tek zyrat e taksave.

Ende në administratën greke mbretëron kaosi. Prej tij vuajnë kryesisht sipërmarrësit e pavarur dhe profesionistët e lirë, që përbëjnë një të tretën e taksapaguesve në Greqi. Kush punon si profesionist i lirë në Greqi shpenzon rreth 70% të të ardhurave për taksa dhe për sigurimin shëndetësor. Tsipras kishte premtuar reformimin e sistemit të taksave, por gjendja nuk ka ndryshuar, madje është keqësuar. “Problemi është se për shkak të gjendjes së Greqisë është e vështirë të parashikosh se sa të ardhura do të kesh vitin e ardhshëm” – thotë Tenia Menegaki. Problem sipas saj është edhe se ligjet ndryshojnë vazhdimisht dhe se sipërmarrjet e vogla dhe të mesme taksohen njëlloj si edhe koncernet e mëdha./DW/

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.09.2017, 14:49  | Xh.I. | 355 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Kjo është bashkëshortja bukuroshe e Sinan Vllasaliut
Ra bora e parë në Maqedoni
« Analizë "BIRN" » Kryetari i Haraçinës Ajvazi "dështak", nuk ka realizuar asnjë premtim prioritar gjatë mandatit të tij
Ky është burri që po e do Adelina Tahiri (Foto)
« Analizë » Zgjedhjet lokale për Bilall Kasamin “të jesh apo të mos jesh” !
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.