Andov: Nuk duhet të na hutoi marrëveshja me Bullgarinë!
Maqedonia në BE e rëndësishme për shqiptarët, por jo më e rëndësishme se statusi i ty..
Xhaferi: Nëna Terezë është simbol i humanizmit, dashurisë dhe kujdesit të pakufishëm
« Koment » Politika pa moral s`është art i qeverisjes por është art i mashtrimit
Pacolli takon ambasadoren finlandeze
scgvdfsgdfgrfg.jpg

Prishtinë, 12 shtator - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës, Anne Huhtamaki.

 

Ambasadorja finlandeze ka uruar Pacollin me rastin e marrjes së detyrës së re, duke i ofruar mbështetjen dhe bashkëpunimin e Finlandës në proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

 

Përmes një komunikate për media, Ministria e Punëve të Jashtme  njoftoi se në takim është folur edhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve , ku është theksuar vullneti i dyanshëm për ngritjen e marrdhënieve nës shumë fusha e veçanërisht atë ekonomike.

 

Ambasadorja finlandeze ka thënë se mbështetur në përvojën dhe raportet që ka krijuar ministri Pacolli, pret që të ketë përmirësim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

 

Hutamaki po ashtu ka rikonfirmuar mbështetjen e Finlandës për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

 

Ndërsa, ministri Pacolli ka paraqitur objektivat qeverisëse në politikën e jashtme, duke shprehur përkushtimin e qeverisë për plotësimin e kritereve të kërkuara për liberalizimin sa më të shpejtë të vizave.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.09.2017, 15:36  | Z.H. | 388 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Komuna e Çairit me thirrje publike për banorët e saj
Aksidentohet në Austri autobusi me pasagjerë nga Maqedonia, ka të vdekur 
Policia bllokon qendrën e qytetit, Borisov do të arrijë me helikopter
Mbulohen Genta Ismajli dhe Shkurte Gashi, ja si po iu rri shamia (Foto)
Komuna e Çairit fillon me rrënimin e objekteve pa leje, nuk do të lejohen uzurpime (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


E-mail: info @ zhurnal.al

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.